• |
ide | kryesore

Dhuna në kopësht, policët nën hetim për “shpërdorim detyre”

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dalja në dritë e fakteve të reja për dhunën e 3-vjeçares në kopshtin privat në Tiranë, zbulon edhe neglizhencën e Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop” dhe “Opinion” transmetuan pamjet ku shihej ashiqare dhuna e ekudatorës. Por e rëndë ishte gjithashtu edhe dëshmia e hallës së vajzës së mitur për mosveprim të oficerëve të policisë.

Fillimisht Policia e Shtetit e kaloi me një masë të lehtë ndaj tyre, thjesht i pezulloi nga detyra Ergys Brahimaj, Rustem Dervishin dhe Ylli Çakon.

Sot ndërkohë Agjencia e Mbikëqyerjes Policore doli me një njoftim tjetër duke thënë se ndaj dy oficerëve ka nisur procedimi për “shpërdorim detyre”.

“Të proceduar janë oficerët:
– Nënkomisar Y. Ç., me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve;
– Nënkomisar B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera pas denoncimit në Polici dhe publikimit në një emision investigativ, ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit “Stinët” në datë 1 nëntor”, thuhet në njoftimin e AMP.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *