• |
ide | kryesore

Mahmoud Abbas: Autoriteti Palestinez gati të marrë kontrollin në Gaza

Arkiva, Planet, Të fundit
Mahmoud Abbas: Autoriteti Palestinez gati të marrë kontrollin në Gaza


Autoriteti Palestinez është gati të marrë përgjegjësitë në Gaza. Kështu u shpreh presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, shkruan Sky News.

Abbas tha se autoriteti ishte i përgatitur për të marrë kontrollin nga Hamasi në Rripin e Gazës si pjesë e zgjidhjes gjithëpërfshirëse politike për Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën.

Në vitin 2007, Hamasi mori pushtetin nga Partia Fatah, e cila kontrollon Autoritetin Palestinez, pas përleshjeve të dhunshme.

Hamasi ka qenë qeveria që atëherë, drejton shërbimin civil dhe kryen funksionet e një shteti si kujdesi shëndetësor dhe kanalizimet, megjithëse nuk ka lejuar zgjedhje të tjera.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *