• |
ide | kryesore

Të hënën seanca në Apel/ A do të shkojë Sali Berisha në SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali


Në orën 09:00 të së hënës është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën. Në këtë seancë pritet që gjykata të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit të ankimuar nga dy avokatët e tij. Gjykata e Posaçme kishte vendosur më herët masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Berisha nuk e ka pranuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën. Për këtë edhe i është drejtuar gjykatës së Apelit.

Po të hënën në orën 10.00, Berisha do të duhet të paraqitet sipas urdhëresës, në SPAK. Në seancën e parë Berisha nuk pranoi që të shkonte. Sipas tij, gjykata duhet më parë të merrte lejen e Kuvendit. Të gjitha pikëpyetjet janë se çfarë do të ndodhë nëse Berisha nuk paraqitet edhe këtë herë. Juristët janë shprehur se një pjesë të çështjes pritet ta zgjidhë gjykata e Apelit.

Nëse ai pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme. Ndërkohë, nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do duhet të kërkojë autorizim në Kuvend. ©LAPSI.al


5 Comments

  1. Bashke me Berishen duhet te shkojne para oficerit te policise gjyqesore edhe 500 mije votuesit

    te cilet i perfaqeson Sali Berisha , Te gjithe kane nje faj te perbashket :kundershtojne vjedhjet

    dhe abuzimet e tmerrshme te qeveritareve rilindas.

  2. as kan ndermend me bo asnje gje

    ca i intereson rames eshte cirku politik me skapppp e gjkokoko , dhe lufta politike e ceshtjes nga spaku,dhe mediat dhe jo nga i drejtperdrejt me berishen por edhe sikur spaku te zhvleresohet ai me te lehte e ka, justifikimi i skapppit do jete sme le politika! loje e felliqur

    Arsyeja eshte sepse, Skapiii do te duhej te jepte frytet e investimit , por ne fakt smund te jape sepse eshte i kapur, dhe ska bere asnje hetim por vetem show dhe tani me berishen po ben politike jo hetim e as qe behet fjale per drejtesi nga gjkokoja

    eshte totalisht ceshtje politike dhe rama po luan politikisht me skappp dhe gjkokoko pa dale vete ne beteje sepse e di qe berisha e mund!

    frikacak qe gjithmone fhsihet pas te tjereve, , here pas fatosit, here pas ilirit, here pas ambsades here pas skappit , dhe gjithmone me bandat

    1. Aman na thuaj si e mund Berisha Ramen ne “betej”!!!
      Jam shume kurioz ta di.
      Se mesa kemi pare deri tani.
      Rama e ka hedh tuc spektakolar plakun mere.
      As ne 2009 nuk fitoi berisha. Edhe pse vodhi si derri, prap ju desh ndihma e lsi te bente qeveri.
      Po ne 2011 e pam te gjith se si e mori tiranen.
      Pastaj dihen se cafr i ka ber Rama nga 2013 e deri me sot.
      Vetem mos na hapni barkun e te na thoni se nuk ishte Berisha po Basha. Se e dinin e dhe qent e rruges se kush komandonte partin. Luli ishte sa per cun i bukur. Per te tjerat nje cop mishi me dy sy.

  3. Mqse po vjen Renea, do vijme dhe ne te te mbeshtesim Berishe, Qe Xeni te gezoje leket, Abi te dale nga burgu dhe ti te pleqerohesh i qete. Me keto te mira qe i ke sjell ketij populli, na takon te hidhemi ne zjarr per ty, dhe sojin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *