• |
ide | kryesore

“Ditë të zeza për raportet tona”, Athina “vajton” anulimin e takimit Mitsotakis-Sunak

Arkiva, Planet, Të fundit


Anulimi që kryeministri britanik Rishi Sunak i bëri takimit me homologun grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka ndikuar aspak për të nxitur simpatinë e grekëve për Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse Sunak mendoi se anulimi i bisedimeve do të shihej vetëm si një stuhi në një filxhan çaji, ai gaboi rëndë.

“Personalisht ndihem i ofenduar, çdo grek ndihet i ofenduar. Unë kam respekt për kryeministrin tuaj, por ai gaboi. Kjo është një ditë e trishtueshme për marrëdhëniet tona”, ka deklaruar ministri grek për Zhvillimin dhe Investimet, Andonis Georgiadis për BBC.

Sa i takon çështjes së kthimit të statujave të mermerit, ai ka theksuar se, qytetarët, pavarësisht përkatësive politike, janë të bashkuar kur thonë se ato duhet të kthehen në Greqi.

“Partenoni nuk i përket vetëm qytetarëve grekë, por të gjithë botës së qytetëruar. Ai përfaqëson idetë klasike që çuan në lindjen e demokracisë, filozofisë, poezisë, artit dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Georgiadis.

Ai ka shtuar se, është e turpshme që skulpturat antike të mbeten larg shtëpisë së tyre dhe ka shprehur shpresën se Muzeu Britanik do të gjejë një zgjidhje të arsyeshme.

Edhe ministri i Jashtëm greke, Giorgos Gerapetritis i mëshoi të njëjtit mesazh. Ai theksoi se pretendimet e Greqisë ndaj partenonit bazohej jo vetëm tek historia dhe drejtësia, por edhe tek vlerat ekumenike kulturore.

“Pavarësisht kësaj, ne duhet të punojmë me Britaninë dhe do t’i parashtrojmë synimet tona në të ardhmen, në mënyrë që të thellojmë marrëdhëniet tona historike”, tha Gerapetritis për rrjetin informativ britanik.


1 Comment

  1. Grekët janë mistrecë!
    Anglia ka qenë mbështetësi kryesor i greqisë që në 1821 kur arvanitasit nisën revolucionin për pavarësinë e greqisë nga P osmane e në vazhdimësi, sidomos në mbështetjen kundër komunistëve në vitet 1946-1949.

    Ata skulptura duhet tju bëhen dhuratë anglezëve për këtë mbështetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *