• |
ide | kryesore

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha rikonfirmohet në krye të demokratëve

Lajme, Të fundit
Sali


Procesi i numërimit të votave të delegatëve të PD-së, që ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, ka përfunduar. Pas numërimit, Berisha është rikonfirmuar në krye të demokratëve. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso zbuloi se Berisha mori 938 vota pro dhe 55 kundër. Të pranishëm në Kuvend ishin 1203 delegatë.

Në Kuvendin e zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi. Ndërkohë në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në primare. Përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.

 


19 Comments

  1. Keqardhje per katandisjen e opozites,mire Berisha qe ka rrudhur nga mosha po keta qe e votojne kaq te trashe jane????

    1. Urime GJIGAND!

      Hapi i rradhes shporrja e kelyshit te bllokut nje ore e me pare. Popullit opozitar po i zien gjaku, nuk mund te prese me gjate.

    2. Andi dhe Shkullaku kur bente te tilla votbesime Basha pas humbjeve zgjedhore nuk lente ironi e cinizem pa perdorur. Tani qe Berisha e ben me shemtuar, qesharake, pas disa humbjeve katastrofe jane bukosur tamam si gazetare te kapur nga non grata dhe oligarket qe e suportojne.

    3. Keqardhje per nomenklaturen e ndyre komuniste e tradhteare te Shqiprise e te shqipetareve! Funderrina te shoqerise njerzore!

  2. Ky ven ka pjerdh me koh e vakt , pa asnje alternative, ktej partia gjysem shekullore klani berishaj ktej pinjollet e partise se punes ish kadapet e ktij populli qe e ka ngrene sallamin para e mbrapa dhe vetem sallom kerkon,po ku e paska patur kte bythe kaq te forte xhanem ,

  3. Rotacioni e detyroj Berishen te leri pushtetin.Por poshtersia e tij qendron ,se kete rotacion ja dorzon njerzve me ganibal,me shpirtelig,me hajdut,me te paatdhe,qe ka patur dhe ka partia e krijuar nga armiku me gjakatar i popullit shqiptare serbia.Jo me kot ja dorzoi partine nje njeriu anonim, te ardhur nga hollanda,pa asnje merite,ne partine demokratike,te shitur,te shantazhur dhe aq te pamoral po sa dhe i paafte si kllauni basha,duke eleminuar disa kantidate,qe ishin vertet te afte ta udhehiqnin partine demokratike me mje vizion te vertete euroatllantik,per ta cuar vendin ne nje zhvillim normal brenda rregullave demokratike perendimore,sic qe Sokol Olldashi.Berisha e coi partine demokratike ne funvitet e mandatit te dyte,ne nje katastrofe morale,korruptive dhe atipopullore,me qellimin per tja dorzuar me lehtesine me te madhe , vampirit rama me njemije shuplake,qe ishte nje loje e skenuar poshtrsishte nga Berisha – rama,qe rama ta masakronte ekonomine shqiptare,financat e saj dhe gjithe jeten politike ekonomike ,morale te shqiptareve dhe krijoi nje mjedis,frike dhe terrori te papare ,te populli,populli opozitar dhe vecanti te demokratet,duke i detyruar jo vetem te heshtnin,por tjua benin te pamundur te protestonin,apo te ngriheshin kundra terrorit rama,por te largoheshin nga shqiperia,te shpopullonin vendin.Berisha nuk duhet te kthehet kurre me ne krye te vendit,aq me pak kryeminister.Shqiperia duhet te kete dhe te beje nje permbysje te pushtetit .Te arestoj te izoloi cdo embrion,qelize ,cdo lidhje gjaku te njerzve te pushtetareve nga 1944 deri me sote.Imediate sot eshte rrezimi me cdo kusht i rames dhe rilindjes se tij si rrezikun nr nje te shpopullimit te shqiperise dhe pushtimit te vendit nga nje mafje shume e rrezikshme antishqiptare.Diaspora dhe sidomos diaspora e lindur ne vendet europerendimore dhe qe skane asnje lidhje gjaku prej tre brezave me pushtetaret e 1944 deri sot te fundit te vitit 2023.te marin ne dore fatet e vendit dhe ta shpetojne vendin dhe shqiptaret ,nga zhdukja si vend dhe popull nga mafja rama-berisha-meta.

  4. Ky eshte turpi i demokrateve. Le te bejne nje treshe kryetaresh SaliMetRama. Jane njesoj si Ramizi dhe Enveri.

    1. Eshte turp te jepet ky lajm o Lapsi. Ne salle nuk mbeten as 300 veta ndersa si gjithnje numerimi i del tre fishi. Per dinjitetin tuaj mos u merrni me me Sali Ram Kullen.

  5. Zgerdhihet Berisha si triumfalist i madh. Demokratet e gjore e pesojne. Ai eshte ne rregull i ka vene miliardat familja. Protestoni tani per Argiten dhe Shkelzenin.

  6. ik or Sali se u bere karagjoz, boll me, nuk te vjen me populli pas si 20 apo 30 vite me pare, ik ha ate pension keto vite qe te kane ngelur se ne pushtet nuk vjen me kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *