• |
ide | kryesore

Vrαsja në Lezhë/ Eno Nikulaj qëllohet me breshëri teksa lëvizte me makinë

Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e kësaj të shtune. Eno Nikulaj djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt, ka vdekur pas u qëllua disa herë. Ai ishte nipi i  biznesmenit që u vra në lokalin e tij më 19 prill të këtij viti.

Eno Nikulaj të cilit iu bë atentat këtë mbrëmje ishte duke lëvizur me mjetin tip ‘Fouristradë’, kur u qëllua me breshëri nga autorët të cilët ishin në një makinë tjetër. Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë vendit të quajtur porta e ujësjellësit të Lezhës. Atentati ndaj Nikulajt ka qenë sulm i mirëfilltë. Dyshohet se tre kanë qenë autorët, dy kanë qëlluar ndërsa një i tretë drejtonte mjetin me të cilën dhe u arratisën. Policia ka ngritur pika kontrolli, ndërkohë dyshohet se autorët janë arratisur drejt Kurbinit.

Kujtojmë se biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 në prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin. Për vrasjen e Nikulajt janë akuzuar 5 shtetas të huaj dhe shqiptari Edmond Haxhia, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi. Policia dyshon se ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj është bërë për gjakmarrje. Policia po heton si shkak konfliktin 20-vjeçar që Nikulaj ka me fisin Lekstakaj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *