• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet autori i zhurmave erοtike në shortin e Euro 2024

Arkiva, Lapsi Leaks
euro


Shorti i “Euro 2024” ishte një nga ceremonitë më të ndjekura, por përveç asaj që vendosën goglat, lajm u bë edhe një detaj i pazakontë. Ceremonia live u ndërpre nga disa audio të një filmi pornografik që u dëgjuan në sallë gjatë ceremonisë.

Për disa orë në vazhdim ngjarja mbeti pa autor, derisa një person i quajtur Dan Jarvis ka marrë përsipër autorësinë e “shakasë”.

Jarvis ka publikuar një video në rrjetin social “X”, ku merr përsipër autorësinë e vendosjes në sfond të audios pornografike. I njohur si “Jarvo69”, ai mori përgjegjësinë për shakanë “pa kripë”, duke pretenduar se gjithçka ishte një rreng i tyre: “Ne ja dolëm. Arritëm ta bënim këtë. Zhurma seksi në shortin e Euro 2024. Më thoni që nuk jemi shakaxhinjtë më të mirë në botë! Ju dua djema.”

Ish-ylli i Manchester Cityt, David Silva dhe pjesa më e madhe e audiencës, mbetën të shtangur pasi zhurmat nisën të dëgjoheshin dhe dukej se të gjithë ishin të pafuqishëm për t’i ndalur. Duket se shakaja mund të ketë funksionuar në mënyrë të ngjashme me atë që ai bëri gati një vit më parë, ku arriti të futej në stadiumin “Molineux” të Wolverhampton Wanderers dhe të ngjiste celularin në një nga mobiliet.

Jarvis has 21 convictions including a prison term for various pranks and is famous for his outtings

Më pas ai i ra numrit të telefonit nga shtëpia e tij, teksa zilja ishte ngjashme me një video porno. Në atë moment ishte Gary Lineker që prezantonte drejtpërdrejt ndeshjen e FA Cup midis Wolves dhe Liverpool për një audiencë prej miliona njerëzish. Jarvis tha se ai kishte hyrë në stadium një ditë para ndeshjes me ekipin e BBC që po përgatitej për transmetimin e drejtpërdrejtë të FA Cup një natë më pas.

Ai pretendon se BBC mendonte se ai punonte për Wolves, por njerëzit nga Wolves mendonin se ai punonte për BBC. Është e paqartë se si britaniku u fut në studion e shortit të “Euro 2024”. Jarvis ka bërë edhe shaka të tjera, si p.sh. dalja në fushë gjatë ndeshjeve të kriketit me lojtarët indianë dhe ecja deri në mes të fushës gjatë një prej ndeshjeve të tyre të Kupës së Botës. ©LAPSI.al

Dan Jarvis, also known as Jarvo, has infamously snuck into team lineups and onto sporting fields


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *