• |
ide | kryesore

Moviola e Cesari, Inter u favorizua në Napoli: “Goli duhej anulluar, ndaj Osimhen ishte penallti”

F1, Sport
Cesari


Napoli-Inter u mbyll me një rezultat të qartë, 3-0 për zikaltrit, por edhe me polemikat e Napolit mbi vendimet e arbitrit Massa. Ndeshja mund të kishte qenë ndryshe, për dy episode kyçe. Një faull i mundshëm i Lautaro ndaj Lobotka në fillimin e aksionit që çoi në avantazhin 0-1 të Calhanoglu. Pastaj kontakti në zonë mes Acerbi dhe Osimhen në fillim të pjesës së dytë. Për të dy momentet, Graziano Cesari analizoi moviolën e tij gjatë emisionit Pressing, duke i dhënë në fund një notë shumë negative arbitrit Massa: 4.

MOVIOLA

Në minutën e 43’ Lautaro fitoi një top që ishte në zotërim të Anguissa, por u sulmua menjëherë nga Lobotka. Për të mbajtur topin, argjentinasi bllokoi me duar nga prapa kundërshtarin e tij. Pas 21 sekondash, Calhanoglu shënoi golin e 1-0. Sipas Cesari, arbitri Massa mendoi se kishte gjithçka nën kontroll, por nuk pa krahun e majtë të Lautaro që rrethoi ijën e Lobotka. E mbi të gjitha i mungoi momenti kur sulmuesi shkel thembrën e kundërshtarit të tij. Moviolisti thekson se ka dy gabime. I pari nga Massa që nuk e pa faullin dhe i dyti nga arbitri i VAR Marini që nuk ndërhyri për ta ndihmuar.

Lexo më tej: Video/ Inter tremb kampionatin: tris në Napoli me Calha, Barella e Thuram e Juventus kthehet i dyti

Në minutën e 58’, me Inter përpara të një goli, Osimhen mori një top të favorshëm në zonë, por përfundoi në tokë pas kontaktit me mbrojtësin Acerbi. Nigeriani ka marrë një goditje pak mbi tendinën e akilit. Cesari është i sigurtë se Massa përpiqet të shohë me kujdes veprimin edhe duke u ulur për të kontrolluar më mirë. Zotërimi i topit shkon te nigeriani, më pas ndërhyrja e Acerbi dhe në fund kontakti. Edhe këtu, sipas ish-arbitrit, duhet të kishte një rishikim të VAR-it: “Për mua është një penallti” ishte gjykimi përfundimtar i Cesarit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *