• |
ide | kryesore

Nënkryetari grek i BE: Asnjë hap i Shqipërisë nëse nuk zgjidhet çështja Beleri

Arkiva, Lajme, Të fundit
beleri


Qëndrimi i Shqipërisë për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim prej 7 muajsh ka marrë sërish kritika nga nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

“Asnjë kapitull i vetëm për pranimin nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja e Belerit nuk zgjidhet”, – u shpreh për këtë çështje Margaritis Schinas. Ai iu përgjigj një pyetjeje lidhur me çështjen nga Angelos Syrigos, deputet i Nea Demokratia gjatë takimeve në selinë e Komisionit Evropian. Ai vuri në dukje se deri më tani janë vënë 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Mendoj se miqtë tanë në Tiranë e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje”, – vuri në dukje nënkryetari i Komisionit Europian. Schinas komentoi edhe vendimin për shtyrjen deri më 11 dhjetor të vendimit për çështjen e betimit të Fredi Belerit.

“Kërkesa për lirimin e tij, e shtyrë sot nga gjykata e Tiranës nuk është një zhvillim as i mirë dhe as i keq. Zhvillimi i keq do të ishte një refuzim i aplikimit” – tha ai. “E mbyll qëndrimin duke thënë se shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin” – shtoi zyrtari i lartë grek në BE.

Më herët për këtë çështje ka foli edhe Janis Plakiotakis, nënkryetari i parë i Kuvendit të Greqisë që theksoi se sjellja e Shqipërisë ndaj Fredi Belerit është në kundërshtim të plotë me kriteret për anëtarësim në BE. Ai tha se kishte biseduar me Camilo Vilarino, kreun e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borel. Sipas tij, Fredi Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por ai vazhdon të jetë në burg prej datës 12 maj.

“Në shkelje të prezumimit të pafajësisë, ai qëndron në paraburgim për 7 muaj, ku qeveria shqiptare e ndalon betimin si kryetar bashkie, ashtu siç e kanë vendosur qytetarët e Himarës” – tha Plakiotakis.

“Raporti i Parlamentit Europian në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, përmend shprehimisht se pengimi, refuzimi i betimit të Fredi Belerit pasqyron përbuzje ndaj parimeve themelore të shtetit ligjor. Sjellja e Shqipërisë është në kundërshtim të plotë me vlerat europiane, kriteret për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe acquis europiane, të cilat janë të panegociueshme” – shtoi ai.

Plakiotakis i kërkoi Vilarinos të rrisë presionin për iniciativa më të forta për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe mbi të gjitha lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Nga ana e tij, u tha se Vilarino e siguroi Plakiotakis se çështja po monitorohet nga afër nga BE-ja e cila do të marrë iniciativa nëse do të jetë e nevojshme. ©Marrë nga neakriti.gr. Përshtati në shqip LAPSI.al

SHIKONI EDHE KOMENTIN POSHTE 


12 Comments

  1. Mos na tregoni hapin, dihet ajo, por me pare nga ai parlamet ngrini problemin e drejtesise se re, gjoja, eshte ajo qe komandohet nga ky kryeminister mafioz e i korruptuar qe po e demton demokracine ne shqiperi.

  2. Ore ky që referonte në lidhje me çështjen bejleri qimet e mjekrës mos i ka marë borxh nga koqet apo bytha e Saliut!?

  3. Ik re pirdhu me gjithe Europe. Nese rruga ne Europe kalon nga Greqia, fuck it, we don’t want it – le te bejme aleanca te reja. Beleri te kalbet ne burg. Nese Edi Rama e liron te pakten nje vote, ate timen, e humb direkt.

    1. Or patronazisht, Greqia nuk kerkon lirimin e Bejlerit, por lejimin e tij per te bere betimin! Gje qe eshte mese e drejte.

      1. Nuk më ha fare, po fare a betohet Beleri, qihet në byth Beleri apo bëhet Pasha i Greqisë, Turqisë dhe gjithë botës Beleri. Por që të urdhërojnë Grekët në Shqipëri? Le të na bjerë zjarri të gjithëve më parë. Vetëm që Grekët po fusin hundët këtu, nga kjo vetëm, Beleri duhet të kalbet në burg.

  4. Koment,MALOKU, po me M te madhe ama.Me sa duket ne shume komente, ky patronazhist e haka shumu ate qe fillo me germen,M, andaj leh shume ne portal.Eeee, cmenduria der ku arrine, sa qe mohon Europen per partine.E cpresim me nga kjo rrace fise ,,,,ire,Bira kurvi, kelushe bushtrash komunistesh, mbeturina qe sabotojne demokracine.

  5. O t kift gamori shqiptar robt or shurre greko sllave 04.05.Ne pidh te motres greku edhe ata qe duan troje shqiptare per that fal grekut.

  6. Po si ka mundësi të gjithë patronazhistët na dolën “patriota”!!! Këta që baballarët e tyre i shitën b….n me serb, rus,kinez e tashti amerikanë, italianë,Afgan,e Afrikanë!!! Që kanë një Enver të dytë që jep tokë e det kujdo vetëm që t’a mbajnë në pushtet. Që naftën, minierat bregdetin ja ka dhuruar kriminelëve, trafikantëve që s’kanë as dinë e as iman. Kapet mbas një të arrestuari politik e bëhet subjekt i përballjes për të vetmin qëllim, tokat e bregdetit dhe ndoshta synimit t’a mbajë Shqipërinë larg Europës duke stimuluar përplasje arficiale ndaj reagimit të drejtë e të bazuar të Greqisë. Prandaj dhe këta patronazhistë të vetëdijshëm për atë që bën kumandari i tyre e mbështesin sepse atyre ju pëlqen izolimi e diktatura. Nuk duan lirinë,shtetin ligjor e rregullat Europiane por duan luftë klasash, njerëz në burg e të varfër. Ideologji neokomuniste fashiste!!

    1. Gimi, ai komunisti juaj e shiti bythen te Greku. Por ti duhet te jesh i qete se akoma nuk ka thene komunisti qe hena eshte katrore. Kokrrra e trapit je se fle gjume andej nga jane kembet.

  7. Gimi, ai komunisti juaj e shiti bythen te Greku. Por ti duhet te jesh i qete se akoma nuk ka thene komunisti qe hena eshte katrore. Kokrrra e trapit je se fle gjume andej nga jane kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *