• |
ide | kryesore

Avokati i Berishës: Nuk do shkojë në burg, SPAK nuk na gjeti të papërgatitur

Arkiva, Lajme, Të fundit
avokati


Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka komentuar kërkesën e SPAK për të ashpërsuar masën ndaj kreut të opozitës. Ai u shpreh se mosha nuk lejohet me ligj që personat mbi 70 vjeç të dërgohen në burg. Duke qenë se ish-kryeministri ka tejkaluar limitin e ligjit, nuk mund të dërgohet pas hekurave, por maksimumi i dënimit që mund t’i jepet është “arrest në shtëpi”.

“Ajo është një forcim i ngjyrave për të treguar që “ne po të mos ishte mbi 70 vjeç nuk do të ishim kursyer për burg”. Nuk e lejon ligji që t’i nënshtrohet masës së ekstremit, arrestit me burg. Maksimumi është arresti në shtëpi. Prandaj ata që e shkruajnë, duan që ta pëlqejnë ata që i kanë thënë” – tha Gjokutaj në emisionin “Top Story”.

Sipas tij, kërkesa e SPAK për Kuvendin nuk i gjeti të papërgatitur dhe se kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës.

“Kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës, çështje që ka filluar shtrembër, paraqitja e Berishës ishte zgjidhja më e thjeshtë, nuk e bëri sepse… ai është presidenti, kryeministri, lideri i opozitës, ata kujtohen dhe nisin një çështje penale, trajtohet në mënyrë të diskriminuar ligjore duke i privuar lirinë, një term i gjithëpranuar nga Kuvendi, interpretimi i dispozitës.

Duhet të kuptoni raportin që kemi me zotin Berisha, kjo është një çështje antikushtetuese, nul sepse nuk ka kaluar në shinat procedurale që duhet të kalojë ky tren penal, është shkelje kushtetuese që ka konsumuar SPAK me gjykatën ka çuar Berishën në atë zgjidhje. Një person përfaqësues, i votuar 30 e ca vjet, model i qëndrimit ndaj ligjit, të shkojë Berisha se do Arben Kraja? Nuk na kanë kapur të pa përgatitur. Vendim i pazabardhur pas 48 ditësh, si mund të detyrojë Sali Berishën. Një zotëri si Berisha që rri gjithë ditën në televizor që hajde të të shoh unë ty?”, – tha avokati Gjokutaj.

Avokati e konsideron një betejë “me të marrët”, një çështje antikushtetuese, e cila sipas tij nuk ka kaluar në ‘shinat’ procedurale.

“Betejat kanë dhe riskun, kjo është betejë me të marrët, SPAK po përdor një logjikë, nëma autorizimin se Berisha nuk ka zbatuar një vendim ky Kuvend t’U thotë prokurorëve ç’është ky vendim që unë nuk di gjë? Ata e bëjnë si të duan, procedura nuk lejon ta bësh, maksimumi është arresti në shtëpi, prandaj ata e shkruajnë me vizë, mund të bëjnë dhe një korrigjim moshe, në fantazinë që kanë. Ata janë të çmendur, edhe firmat e Edi Ramës për ndryshimin e territorit ia atribuojnë Berishës. Unë nuk e kam komoditetin që të them sipas meje. Ka ndryshuar destinacioni që dhe firmat e Edi Ramës ia atribuojnë Sali Berishës, ndodh se mendojnë se ato letra nuk do të lexohen”, theksoi ai.

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme çoi në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon autorizimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Në shkresën drejtuar Kuvendit, SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore.

“Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023, 20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha, rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherë para policisë gjyqësore”, argumenton Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se ligji thotë qartë që kur nevojat e sigurimit rëndohen, prokurori mund t’i kërkojë Kuvendit autorizim për zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë tjetër më të rëndë.

Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Në të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin e ka refuzuar 3 herë. Pas kërkesës, Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit, ndërsa theksoi se “me kundërshtimin e vendimit të gjykatës për moszbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’ kam mbrojtur parlamentin”. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. O Koktul.
    Ti o koqe e more ne qaf berishen.
    Se ti je nje koqe kandari.
    Del e flet pallavra dhe nuk flet si avokat po si politikan.
    Vazhdon me stilin e gjykatave para 5 vitesh.
    Nuk ka me lek te xhepi. Si ishe mesuar ti. Ashtu te gjith i ftojn gjyqet.
    Thuaju njerzve sa gjyqe ke fituar keto dy vitet e fundit.
    Trego se sa i zoti je kur nuk dorovit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *