• |
ide | kryesore

Mediat italiane: Gjykata Kushtetuese “dush të ftohtë” për Ramën dhe Melonin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata


Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë ratifikimin për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë në Kuvend. Padia e bërë nga 30 deputetë të opozitës do të shqyrtohet më 18 janar. Mazhoranca kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend të enjten e 14 dhjetorit. Lajmi ka marrë një vëmendje të madhe të mediave kryesore italiane.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se vendimi i Kushtetueses për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes erdhi pas dy ankesave të bëra nga Partia Demokratike e Tiranës dhe nga deputetë pranë ish-kryeministrit Berisha. “Ankesa e pranuar pretendon se marrëveshja bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të cilave Shqipëria aderon”, – shkruan gazeta.

Ajo nënvizon se vendimi vjen në të njëjtën ditë kur në Bruksel u publikua letra drejtuar krerëve të BE-së nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për zbatimin e planeve të migracionit ku një pasazh i referohej pikërisht marrëveshjes Romë-Tiranë: “Kemi parë nisma të rëndësishme të drejtuara nga shtetet anëtare, siç është marrëveshja operacionale mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai përbën një shembull të të menduarit jashtë kornizës, bazuar në ndarjen e drejtë të përgjegjësive me vendet e treta në përputhje me detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së”, – thuhej në të.

“La Stampa” e quan këtë vendim si një “dush të ftohtë”, për qeverinë Meloni, pikërisht në ditën kur kryeministrja italiane mori mbështetjen e plotë nga presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen. Edhe “Corriere della Sera”, ka pasqyruar në faqen e saj të parë lajmin e se Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët.

“Ansa” ka ndarë edhe informacione nga burimet pranë Këshillit të Ministrave në Itali. “Burime sqarojnë se nuk duan të komentojnë vendimin e Gjykatës shqiptare, pasi është një vendim i një gjykate kushtetuese të një vendi të tretë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, nënvizohet se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë në zbatimin e Memorandumit, për ratifikimin e të cilit Kuvendi i Tiranës do të presë tashmë vendimin e Gjykatës”, – shkruan ANSA. /LAPSI.al


9 Comments

    1. Dmth, Arrushes von Derri i Lajes ju duk gje e mire qe vendet e pasura te Eurokurvit ti syrgjynosin azilkerkuesit Afrikane ne disa vende gropahaleje si Shqiperia jone e varfer.
      Hajde drejtesi e demok

  1. Nuk jam i sigurtë që kjo punë është mbyllur. Do gjykohet në 18 Janar dhe si është katandisur drejtësia do kërcënohet nga Rama dhe e rrëzon padinë!!!

    1. edhe opozitaret e 45 keshtu thoshin,dhe ne 45 vjet e pame drejtesine e re te ndertuar nga dulla.lundrojme ne te njejtat ujra.une per vere jam qytetar europian e ja kam shkerdhyer pragun komunisteve qe 28 vjet me pare.

  2. Për të kap as diskutohet 00:09. Por njëriu është qënie ndërgjegjësore dhe ndryshon në kohë e sipas situatave aq më tepër për ata që duhet të kenë një ndërgjegje vendimtare siç është GjK ,për gjëra të pa pranueshme. Kështu që është mundësia të ndryshojnë situatën. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka akoma që ndërgjegjen e kanë të lidhur me ideologjinë,korrupsionin, paranë. Besoj e more vesh ça i bënë gazetarit Aspaku!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *