• |
ide | kryesore

BE hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

Arkiva, Të fundit


“Këshilli Evropian ka vendosur të hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë,” thotë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në Platformën X.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat dhe se BE-ja do të fillojë negociatat me Bosnje-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e pranimit, ndërsa i ka bërë thirrje Komisionit të paraqesë një raport deri në mars me qëllim të marrjes së një vendimi të tillë.

Charles Michel flet për “një mesazh të qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë“.


3 Comments

  1. I PLASI KARI KUJT SE DUAN POPUJT ME HUMB IDENTITET BRENDA BE

    DO TJU TERHEQE VANDERLEJEN KARI PREJ HUNDE SI KUKLLA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *