• |
ide | kryesore

Flet gazetari i “marrë peng” nga SPAK: Nëse hapen bisedat e SKY, do të shpërthejë një “vullkan”

Arkiva, Lajme, Të fundit


Gazetari i “OraNews” Elton Qyno ka treguar në ‘Task Force’, se materialet që ai kishte publikuar, prokurorët e prokurorisë së posaçme nuk i kanë prekur me dorë fare.

Qyno është shprehur se, nëse hapen bisedat e SKY në Shqipëri do të shpërthejë një vullkan.

‘Sot për sot në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY. Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan. Dhe për të ndaluar këtë, me forcë, dhunë, u bë kjo lloj forme që të mos dalë asnjë bisedë pa u seleksionuar nga prokuroria e SPAK, për zyrtarë apo grupe kriminale.

Unë kisha përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda dhe ata ndërhynë në këtë mënyrë të dhunshme, në mënyra që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë gazetari.

Më kanë kontrolluar në shtëpi, makinë, jam kontrolluar fizikisht në zyrë dhe më pas në ambientet e punës. Janë 4 kontrolle të bëra.

Edhe vendimet i kanë nxjerrë brenda ditës. Unë rrija në zyrë i mbyllur, këta bënin shkresa dhe më pas gjyqtarja Atalanta Zeqiraj i firmoste me të shpejtë dhe më pas shkuan e bënë kontrolle e sekuestrime’, deklaroi gazetari Elton Qyno./Syri


12 Comments

  1. Ore ky ka fol, eshte ceshtje tjeter qe SPAK e mban sekret.
    Akuza eshte per vjedhe dhe nxjerrje te informacionit te klasifukuar. Qe prevalon ne punen e gazetarit.
    Deklarata SPAK-ut eshte shume korrekte dhe manipuluese…

    E keni para Artan Hoxhen qe nuk flet me se shoket e bandave dhe policet e korruptuar jane mrena???

    Elton Qyno te punoje lavazhjer se informacionin e ka dhene si gazetar

    1. Keshtu filloj dhe ne 1946 me gjyqin deputeteve me thellimin e luftes se klasave dhe perfunduam nen diktaturen e proletariatit,suksese ne jete shqiptarve

  2. the title of the youtube video about the stolen property at the pyramid

    “MVRDV and Albanian government build the new “innovation center” on private land without permission.”

    the same as the Katowice plan, it may be fictitious but the situation is the same for real

    1. Ore cope gomar:

      “prokuroret e SPAK nuk i kishin prekur me dorë këto biseda” thote gazetari.

      Kr sensore?????

      Mosveprimet e prokuroreve jane krim.

      Te mos hetosh, kur muti eshte bere mullar, eshte krim.

      SPAK eshte katandisur me akuza per shperdorim detyre.

      Politikanet e Inceratoreve duhen trajtuar si grup i strukturuar kriminal, i cili sjell pasoje konfiskimin e pasurise.

      Shperdorimi i detyres, sot shitet si nder nga SPAKU

      Popull mbete.

  3. Nëse hapen bisedat e SKY, do të shpërthejë një “vullkan”Vullkani do jete mbi spakun.Nese dalin jo bisedat,por maskaralleqet e politikes shqiptare,do te demaskohet perfundimishte spaku,si nje vegel e maskarenjeve vrases te politikaneve shqiptare.Populli e di cmaskaralleqe ka pergjime ne SKY, por bota do mari vesh kush eshte vertet spaku.Spaku i ka te regjistruara shume koh me pare te gjitha keto pergjime dhe i ka dyllosur,por dalja hapur e ketyre pergjimeve e ka vene spakun ne nje alarm fatal per te.Eshte kjo arsyeja qe spaku kundra nje ligji universal te medias ne boten perendimore,qecdo denoncim qe ben media,nuk hapet asnje hetim ndaj medias,jo me te kerkoje burimin e informacionit,kerkon te terrorizoj kete analist gazetar,per te bere presion ndaj cdo media dhe gazetari te mos denoncoje asnje bisede te regjistruar ne SKY.Kjo qe ben skapi eshte terrorizem.Skapi eshte nje bande nen sherbim te terrorit mbi shqiptaret,nga rama.E vertet ajo qe the o rama.Skapun nuk e beri usa ,por rama.Dhe une e besoj.Nese usa do kish bere spakun,spaku sot do e kish seline aty ku e ka gjykata speciale e kosoves,me gjyqtare dhe prokurore,qe sjane shqiptare,sdine asnje flal shqip,jo me te jene edukuar nga baballaret komuniste dhe shkollen e diktatures se proletariatit.

    1. Po pse ky KAPSI I perzgjedh ato pergjimet,? Apo keshtu e do Edvin mavija! Bravo SKAPi ,po kjo tregon se SKA PI do dali fjasko!

  4. Ky duket i trembur si Bushati. Mbaroi koha kur gazetare pa principe si Hoxha dhe ky qe ja degjojme emrin per here te pare te publikojne sekrete hetimore pa perfillur ligjet e vendit. Gazetare bandite

  5. Dhe ne se kjo drejtesi, qe sigurisht nuk do i nxjerre postulatetsepse eshte bere guarda e hajduteve shtetare, do te lutesha pa interes qe nese, ti gazetar i dispo ato pergjime, duhet ta shperthesh ate vullkan gjeriz, per te miren e vendit.Ju meritoni te quheni nje FALCONE, shqiptar qe ti mesoni drejtesise ate qe per te cilen shiten.Gangsteret e sotem te ketij pushteti jane me te rrezikshem se mafiet ne shtetet e tjera, andaj do jete ne ndihme te popullit e demokracise.Edhe nje here, te lutem ndihmoje kete popull te shpetoi nga kjo fare e keqe.Inshallah, je patriot, mbi patriotet.Le te shpresojme ne te aredhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *