• |
ide | kryesore

Sokol Mjacaj lidhi veten me pranga, u dorëzua vetëm kur erdhi drejtori i burgut të Peqinit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Detaje të reja zbulohen nga ngjarje e rëndë ditën e sotme në burgun e sigurisë së Lartë të Peqinit.

Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve.

Sipas burimeve Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares.
Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.

Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij.

Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhy RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP./Ora


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *