• |
ide | kryesore

Avokati i Berishës: Të pezullohet mbledhja e parlamentit, çështja “Berisha” në Kushtetuese

Arkiva, Lajme, Të fundit


Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka kërkuar në Këshillin e Mandateve shtyrjen e marrjes e vendimit deri në shprehje të Gjykatës Kushtetuese. Gjokutaj tha se mbledhja duhet pezulluar për t’ia lënë vendimin përfundimtar Gjykatës Kushtetuese.

Në Kushtetuese është depozituar kërkesa e 1/5 së deputetëve, për zgjidhjen e konfliktit për sa i takon heqjes së lirisë së deputetit Sali Berisha. E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim në cilësinë e provës, që edhe anëtarët e këtij këshilli të njihen me faktin që është determinant sipas nesh në lidhje me objektin e hetimit që ju sot keni përpara.

Është kërkuar papajtueshmëria e kushtetutshmërisë lidhur me çështjen në fjalë. Kjo çështje e masave të sigurimit ndaj Sali Berishës ka nisur në tetor, dhe masat e mëparshme, janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar GJKKO. Prokuroria i është drejtuar gjykatës, ndërkohë që Berisha është deputet, e gjithë praktika juaj, ka ecur me dhënien e autorizimit edhe për masën e detyrimit për paraqitje por edhe ndalimit jashtë shtetit.

Duke qenë se kjo çështje është në Gjykatë Kushtetuese, ne ju kërkojmë që ta pezulloni ose të shtyni këtë seancë. Sepse ekziston mundësi që ju të jepni miratimin por Kushtetuesja mund të mos ketë këtë vendim dhe lind një konflikt i madh. Mendoj se duhet ta shtyni deri sa te vendos Gjykata Kushtetuese” u shpreh Gjokutaj.

Por arsyetimi i Gjokutajt është hedhur poshtë nga socialistët, Lindita Nikolla dhe Bledi Çuçi të cilët nuk pranuan pezullimin e procedurave për arrestimin e Berishës. Edhe deputeti i vulës, Enkelejd Alibeaj ishte kundër propozimit të avokatit të Berishës dhe kërkoi që mbledhja të vazhdonte.

 


1 Comment

  1. “Protesting in Tirana for property rights and against the corrupted government of Albania”

    YouTube tittle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *