• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky person plagosi tre të rinj grekë, dyshohet se fshihet në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
luanët


Autoritetet greke kanë identifikuar personin e shpallur në kërkim, për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 17 dhjetor në Greqi, ku u plagosën tre të rinjë grek. Ai është identifikuar si Nardi Idrizi, 37-vjeç, lindur ne Durrës dhe banues në Vlorë, i njohur edhe si Fatbardh Idrizi. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës së “Coles” në Vlorë dhe është vrare.

Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait. Ne 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime te Renda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te karburant Alpet, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Rezulton i arrestuar ne Vlore ne gusht 2012 dhe i liruar para disa kohesh nga burgu.

Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonen e njohur si Gazi për festën e beqarisë së një shoku të tyre, i cili do të martohet më 29 dhjetor. Ata kaluan nëpër klube të ndryshme të zonës dhe përfunduan në një nga dyqanet më të njohura rreth orës 03:00.

Rreth orës 06:00 kanë dalë nga klubi dhe kanë shkuar për të ngrënë në një piceri që ndodhet në rrugën Iakhou, pranë një tjetër klubi të njohur të zonës.

Njëri prej tyre bërtiti në një kohë kur po kalonte një xhip i zi. Nga makina zbresin dy persona, të cilët fillojnë të debatojnë me të rinjtë greke.

Njëri nga të dy e goditi njërin nga grupi i Kretës dhe të tjerët reaguan, duke bërë që i dyti të nxirrte armën dhe të qëllonte mbi ta.


3 Comments

  1. “Protesting in Tirana for property rights and against the corrupted government of Albania”

    YouTube tittle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *