• |
ide | kryesore

E rëndë në Itali/ Humb jetën 24 vjeçarja shqiptare pasi ra nga ndërtesa ku banonte

Arkiva, Lajme, Të fundit
E rëndë në Itali/ Humb jetën 24 vjeçarja shqiptare pasi ra nga ndërtesa ku banonte


Një 24 vjeçare shqiptare ka humbur jetën aksidentalisht në Itali, pasi ra nga një lartësi e madhe, në banesën ku ajo jetonte.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili, ku 24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.

Sipas mediave, nëna e re ishte shqetësuar pasi i ishte mbyllur dera e shtëpisë dhe brenda ishin djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë tjetër e mitur e një mikeshës së saj dhe për këtë arsye tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.


2 Comments

  1. Po pse nuk kërkove ndihmë moj e shkretë të vinin e të hapnin derën dhe me shqyerje. Sa keqardhje. La fëmijën e vogël jetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *