• |
ide | kryesore

Lirohet Alket Hatija, “bosi i drogës” pak muaj pas ekstradimit në Itali

Lajme, Të fundit


Alket Hatija, i njohur si bosi i drogës, është liruar nga Gjykatat italiane, me pretendimin se e ka përfunduar dënimin në Shqipëri.

Ai u arrestua në muajin Gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, ndërkohë që SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tij.

Sipas Gjykatës së Milanos në Itali, Hatija e ka përfunduar dënimin me 10 vite burg në Shqipëri, pasi në të dy shtetet akuzohej për vepra të njëjta penale.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Milano mban datën 11 Dhjetor 2023. Ishin mbrojtësit e Hatisë ata që bën ankimimin në Gjykatë menjëherë pas ekstradimit të tij në Itali.

Hatija u arrestua në Shqipëri në shtator 2008 dhe u lirua në dhjetor 2014, pasi gjykata e cilësoi të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit. Lirimi i tij edhe pse ishte në kërkim nga Interpol Roma shkaktoi një përplasje mes institucioneve asokohe, ndërkohë që ai do të vihej në pranga edhe në vitin 2017, për t’u liruar brenda disa muajsh.


3 Comments

  1. ahah.. po tani cfare i mbeti asaj gazetares gore Lales, qe e pergojosi per me shume se nje vit ?
    Shkoi deri aty sa sajoji histori me tynele qe mbroheshin nga familjare e tij, dhe si kishte 3 vila , nje ne berat, nje ne durres dhe nje ne Fier. Dolen te gjitha genjeshtra.
    Keshtu eshte kur me fatkeqsine tende bejne lek gazetaret duke shpifur lloj lloj gjerash.

    1. Nuk ka për ta kuptuar që ajo protestë e djeshme, tregoi që është cub pa përkrahje. Qoftë amerikaneët, qoftë Rama kanë lexuar që është person në zhdukje, specie në zhdukje, kjo zhdukje duhet të ndodhë. Berisha ka uzurpuar opozitën, vendi sot është në krizë. Shqipëria do të shpëtojë kur Berisha të largohet nga politika.Ky do e shtoje serbin salih dobixhin e kopilit karaxhic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *