• |
ide | kryesore

Nëntori shënoi rekord aksidentesh, 81 % më shumë raste se një vit më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksident, librazhd, perrenjas


Muaji nëntor i këtij viti ka shënuar një numër rekord aksidentesh. Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin janë regjistruar 167 aksidente. Në shumicën e aksidenteve janë përfshirë drejtues mjetesh të moshës 25-34 vjeç. Aksidentet në vendin tonë në muajin Nëntor, kanë ardhur në rritje. Nga 92 të ndodhura një vit më parë, këtë vit ka 167 aksidente në muajin Nëntor. Një rritje me 81,5% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Shumica e aksidente kanë ndodhur si pasojë e drejtimit të gabuar të shoferëve të mjeteve, ku ne 88% të raste janë shkaktarët kryesore. Të rinjtë vijojnë të jenë ata më problematikët. Ku nga grupmosha 25-34 vjeç, zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Sa i takon ditëve të javës, e mërkura rezulton të jetë më problematike, ndërsa dita e hënë është ajo që ka shënuar më pak të tilla, me 8.9%. Ndërsa numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 22,8% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Ndërkohë nga janari e deri në muajin nëntor të këtij vitit, janë shënuar 1.128 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.531 persona. Aksidentet rrugore, në 12,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit./Euronews


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *