• |
ide | kryesore

Aksident në Maliq, plagoset çifti i bashkëshortëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, ka të plagosur


Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

Sipas policisë shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *