• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fjalimi i fundit i Berishës në kuvend: Arrestimi im nga dyshja Rama-Brava!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Para se të nisë zyrtarisht seanca e kuvendit, kreu i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në kuvend, ku ka folur për arrestimin e tij. Ai e quajti atë një akt kriminal që ka si synim mposhtjen e opozitës dhe që nisi në datën 9 Shtator me përjashtimin e tij nga grupi i PD-së.

Për arrestimin e tij, Berisha fajësoi dyshen Rama-Basha dhe tha se aksioni që ka nisur në datën 9 Shtator nga mafia ndërkombëtare e George Soros është i destinuar të dështojë.

“Deputetët e opozitës me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës, bandave dhe ministrave e parlamentarëve të tjerë. Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancës dhe prej javësh parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë. Prej shumë javësh, parlamenti defakto është shndërruar në ilegjimitet dhe antikushtetueshmëri. Sot pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava, kërkojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën. Ky është një akt i shëmtuar, krim i vërtetë, por në realitet nuk do të mposhtë kurrë opozitën. Ky akt dëshmon së pari se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme e cila qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj, qëndron kundër argatëve, lakejve të saj në të gjitha institucionet dhe më gjerë. Qëndron kundër në mënyrë të padiskutueshme në fitoren e saj.

Përpjekja që bënë me 9 shtator, kjo bandë me mafian ndërkombëtare të George Soros, dështoi në mënyrën më spektakolare. Sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë. Sot kjo përpjekje do të arkivohet, do të dështojë me turp me përmbysjen e këtyre kriminelëve që janë sot në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë, shqiptarët më shumë se çdo pushtues tjetër në histori. Këta ministra, ky kryeministër këta deputetë pasurohen si shushunja çdo ditë, çdo javë duke thithur gjakun gjakun e me të varfërve. Këta kanë përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë.
Këta i pret verdikti i madh i opozitës, i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar dhe historisë së tij.

Këta të ardhme nuk kanë. Sot kanë rreshtuar me dhjetëra gardistë dhe struken prapa tyre për të mbrojtur krimin e shëmtuar që kryejnë. Por nesër, siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti dhe kam bindjen më të thellë se nuk ka forcë në botë që mund t’i pengojë shqiptarët për të rivendosur në piedestal idealet dhe vullnetin e tyre të lirë. Sot pra është një ditë beteje, në të cilën ne do qëndrojmë. Por kjo është edhe një ditë frymëzimi për ne, sepse atë që mendojnë ky grup narkotrafikantësh, ne do e bëjmë pluhur me lëvizjen tonë të fuqishme. Ndaj dhe thirrja o sot o kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës” u shpreh Berisha.


9 Comments

  1. Per para per fitore te reja,rroft koalicioni rama-luldhimi , pushteti per 45 vjet diktatures se re te proletariatit,sukses luldhimit

      1. Kete punen e karit e keni direktive partie apo e keni nga vetje sepse nuk ka mundesi qe e mbani kaq shume ne goje. Tani edhe po te shijoi mbaje se nuk te ben keq.

    1. Keshtu vazhdoj jeta nga 1946 -1990 dhe ky populli u shkerdhye nga ish baballaret e ripjelljes.suksese ne jete o ripjelles pa dinjitet ,vazhdo me sherbimin e karlepirjes se Palikarit Ramsesi.

  2. Na keni merzit me kete Sali Berishen sa na beni me fik televizorin sepse na eshte bere si gogol bashke me Edi Ramen. Largohuni nga ekranet dhe nga politika o kalbesira.

  3. Ja keni nxyre jeten njerzeve per 33 vjet. Rama,Meta dhe Berisha duhet jo vetem te largohen por te shkojne ne burg dhe tju kthejne leket e vjedhura.

  4. rama me lakejt vjedh dhe masakron gjithcka , promovon vese ne cdo cep dhe shpopullon vendin , lakejt qe paguhen nga para te pista rrijne gjithe diten duke komuntu ne favor te perversit , goditja ndaj Berishes eshet per te nenshtrru popullin duke dhane mesazhin kur i bi Berishes te tjeter duhet te rrijne sus , ose te vjedhin e te kompromentohen me sosj soj maskaralleqesh si basha alibue e ndytsina te tjera ose presion me sigurmsat e spakut , e gezofshe perversin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *