• |
ide | kryesore

Berisha pas vendimit të Kuvendit: Opozita nuk do të shkatërrohet, Rama hyri nga vrima e miut

Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.

Parlamenti sot vazhdoi veprën që nisi më 9 shtator, por nëse dështoi më 9 shtator ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim nuk do të shkatërrojë dot opozitën por ky vendim do të mobilizojë opozitën nën moton “o sot o kurrë”. Ajo që mund të them nga dita e sotme nga klandestiniteti përfundoi në Parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama nuk hyri sot nga dyertë zyrtare por nga tunelet që ka hapur dhe lidhin Parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Pra nga vrima e miut. Opozita do të qëndrojë e pamposhtur. “-tha Berisha.


4 Comments

  1. Sali mire ta bejne dhe Rama dhe Lulqimi, pasi te parin nuk e fute ne burg per vjedhjet ne Bashki ndersa te dytin e katapultove nga hici ne Parti

  2. Sa i dhimset opozita ketij. Bravo,bravo sa te kete budallenje qē tē tē besojnē vazhdo o bos. Je ne rregull ti. Ta doje opoziten nuk e percaje si e bere ti.

  3. Amerikanet si gjithnje vepruan gabim, njesoj si me Vietnamin, Afganistanin e me rradhe.

    E keqja e ketij vendi nuk vjen nga nje 80 vjecar qe duhej prej kohesh ti ishte larguar vete nga politika por nga mafia e KM dhe bandes se tij, aty duhet te perdori drejtesine USA.

    Ndryshe eshte dhe vet pjese e mafies nderkombetare sic eshte rasti MCGonigal.

  4. Duke shetitur ne nje park te bukur me kapi veshi nje kenge shqiptare
    qe po e kendonin dy cuna per Veshgjatin.
    Nuk i kujtoj dot fjale per fjale por refeni ishte i theshte:

    MERR SOPATEN
    SHKO PER DRU
    DIL E GJEJ
    SHOKET E TU
    N`AMERIKE
    POR EDHE KETU
    KE ME E GJET
    C`KA KE KERKU.

    Me shkoi mendja direkt tek inteligjenca kolektive e shoqerise qe eshte ne fakt e vertetuar shume me e sakte se cdo mendie gjeniale e cdo individi kushdo qofte AI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *