• |
ide | kryesore

“Protothema”: Rama, drejt njohjes së Belerit si kryetar bashkie të Himarës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama


“Rama njeh Belerin si kryetar bashkie, hapi i deeskalimit pas presioneve të Mitsotakis” – është titulli i një shkrimi të së përditshmes greke “Protothema” në faqen e saj online. Këtë të enjte Rama bëri një koment për vendimin e gjykatës së posaçme që nuk lejoi Belerin të bënte betimin. 

“Një zhvillim shumë i rëndësishëm për perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri u shënua sot, nisur nga vendimi i gjykatës shqiptare që e njeh zotin Beleri si kryetar të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe nënvizon se i zgjedhuri i tij Edi Ramës, Jorgo Goro nuk ka legjitimitet të ushtrojnë detyrat e tij.
Gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar ndërhyn për këtë çështje përmes “X”, (Twitter) në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë, ndërkohë që çështja Beleri po përshkallëzohet” – shkruan “Protothema”.


“Më konkretisht, në postimin e tij Rama përmend në pikën 3: “Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarë” – nënvizon zoti Rama në postimin e tij.

Postimi në fjalë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Athina, në vijim të bisedës së fundit mes dy liderëve.

“Pranimi i arsyetimit të vendimit (të gjykatës) nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarë deri në përfundimin e procesit gjyqësor ”, – cituan burime kompetente për “Protothema” që e perceptojnë postimin publik të zotit Rama si “një hap prapa, në një përpjekje për të zbutur krizën e frikshme diplomatike”.

Sipas gazetës, “në procesin për Belerin, dëshmitarët e prokurorisë nuk u paraqitën dhe gjyqtari sqaroi se do të vazhdojë procesin vetëm me dëshmitarët e mbrojtjes së zotit Beleri, i transferuar këto ditë në burgun e Fierit. Dhe zoti Rama në përfundim të postimit të tij mund të theksojë se kjo ka të bëjë me drejtësinë dhe jo qeveritë, por shton se “arsyetimi i vendimit krijon një kusht pozitiv për përballimin e ngërçit”. ©LAPSI.al


7 Comments

  1. Ai theksoi se “berishizmi” është një derivat i enverizmit në Shqipëri.

    “Berishizmi është një derivat i degraduar i enverizmit në Shqipëri. Është faza finale e enverizmit në Shqipëri, dhe i ka të gjitha tiparet e enverizmit, por vetëm se është një stad më i degraduar i enverizmit. Berishizmi është enverizmi i fundit në Shqipëri”

    1. Po ti ske pune me çdo shkrim do ta moresh te plote rrogen o bythqire i ripjerdhjes te qifte Kina dhe Arabet nonen ene motren gjithashtu grune ke bytha vetem nga mbrapa jo nga perpara.

      1. Armiku i popullit
        Diskuyimi i krieministrit se shqipetise
        Duhet
        Qe te vere imteresat e popullit
        Mbi kapricot personale
        Burgimi i zBelerit eshte ceshtje e hakmarjes politike
        Ketire menirave dhe veprimevediktatorjale duhet tu jepen fund Rrilindja docjaliste si nje paryi me nje pervoje te madhe politike Intelektuale
        Duhet ti krijoje mundrsit
        Qe vorusit te kene udheheqes personat e deshiruar dhe te votur nga vet populli dhe jo kukulla partjake
        Himarahistorikisht esh perplasur ne programin ekonomok politik te qeverive te shqiperis
        Ato kane krijuar te cara te thella
        ndermjet qeverive fhe krahines seHimares
        Maredhenjet mes Shqiperisndertohen dhe mbahen normale dhe miqesore ,me Greqine
        Atehere kur weveria e shqiperis
        Te rrespektoje te drejten e grekevete Himates dhe minoritetit Grek ne shqiperi
        Propoganta politike dhe ontelektulizmi te pronojne politiken e vellazerimit me popllin dhe qeverin e Greqis
        Dhejo frimen e armiqesis
        Frima e armiqesis esht ne demin e te dy paleve
        Njohja e zBelerit dhelirimi nga burgu
        Esht ne te miren e popullit shqipetar dhe te popullit mbar Himarjot
        Himarjotet jan popull i kulturur dashmires mikprites
        Por edhe luftetare te pa epur per mbrojtjen e trojeve te tyre dhe te drejtat e lirive dhe trashegimnis kulturore
        Kete ka tregur historia
        I uroj popullit mbare Himarjot
        B
        Gezur krishtelindjet
        Vit te mbare e te gezur
        Viti 2024 ju plotesofte deshiren e deshirur me qeverisjen e zBeleri ne kre te bashkise Himare
        Zoti ju bekofte
        Mbaresi dhe dasjuri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *