• |
ide | kryesore

Plan për atentat ndaj Gledis Nanos?

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një informacion ka rënë në dorën e Policisë, lidhur me një grup që kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Sipas burimeve, mësohet se një grup i rrezikshëm, të cilin Nano e hetoi kur ishte kreu i anti-terrorit, kishte planifikuar eliminimin e tij.

Ngjarja mësohet se është regjistruar rreth 3 muaj më parë.

Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia lidhur me këtë ngjarje dhe madje ndaj Nanos e familjes së tij nuk janë shtuar masat mbrojtëse nga policia. Sidoqoftë deri më tani nuk ka ende një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit apo Prokuroria./EuroNews


7 Comments

  1. Asgje per tu çuditur. Ky shtet po nuk u korruptove te hedh ne duar te çakejve. Mjere ata qe tentojne te bejne detyren ndershmerisht, se fundin e kane te dhimbshem.

  2. “nuk është vënë në dijeni nga Policia lidhur me këtë ngjarje dhe madje ndaj Nanos e familjes së tij nuk janë shtuar masat mbrojtëse nga policia” – duket sikur policia në mos bashkëpunëtore në atentat do bënte sehir duke shpresuar të realizohej. E sigurtë që do u ketë shkuar si informacion policëve/agjentëve të huaj që detyroi këta të grupit çiftelia të bëjnë sikur ndërhynë 😂

  3. Grup i Rrezikshem apo Grup terrorist? Ke ka hetuar ky kur ka qene shefi anti-rerrorit????
    Karallo ngele o Gledis, hedh lajme ne qarkullim vetē dhe as emertimet nuk i vendos tamam

  4. I preferuari i Amerikës!! E hoqi Rama dhe Amerika s’u ndi. Duan t’i bëjnë antenat dhe nuk njoftohet Amerika prapë ndihet. A është normale kjo??? Dy gjëra janë. O Amerika është kapur keq nga Rama o po kuptojnë se çfarë mostre mbështetën dhe s’flasin. Nuk e ashpërsojnë gjuhën politike por mendojnë se kanë Aspakun që mund të veprojë!!! O presin gjykatën në Washington për çështjen Macgonigal!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *