• |
ide | kryesore

Zhbllokohet anëtarësimi i Suedisë në NATO, Biden-Erdogan bien dakord

Arkiva, Planet, Të fundit
Zhbllokohet anëtarësimi i Suedisë në NATO, Biden-Erdogan bien dakord


Telefonata mes dy presidentëve, Erdogan dhe Biden më 14 dhjetor duket se zhbllokoi ngërçin që ishte krijuar për pranimin e Suedisë në NATO, i cili lidhet drejtpërdrejt me blerjen e avionëve F-16 amerikanë nga Turqia. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë, Fuad Oktay, njoftoi se Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë do të takohet të martën në mëngjes me protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas shtyrjes së votimeve një muaj më parë.

Nëse votimi zhvillohet normalisht dhe rezultati është pozitiv, atëherë Protokolli do të hidhet në votim edhe në Asamblenë Plenare, ku presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka shumicën e nevojshme dhe në këtë mënyrë Suedia kapërcen pengesën e parafundit për t’u bërë anëtare e 32-të e NATO-s. Edhe Hungaria ka shprehur rezervat e saj për miratimin e Protokollit.

Megjithatë, Oktay përsëriti se Turqia është ende në pritje të lëvizjeve nga Suedia në trajtimin e terrorizmit në lidhje me financimin dhe rekrutimin e terroristëve të PKK, duke lënë të kuptohet se këto duhet të bëhen përpara se protokolli të dërgohet në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare.

Erdogan pretendoi se miratimi i protokollit për Suedinë të bëhej në të njëjtën kohë me akordimin e avionëve F-16, por Kongresi amerikan refuzoi ta bënte një gjë të tillë. Kjo mund të rezultojë shumë e rrezikshme për Erdogan, pasi Kongresi ka ende një sërë arsyesh që të mos e miratojë marrëveshjen për avionet F-16 edhe pse Turqia do të pranojë të ratifikojë hyrjen e Suedisë në NATO.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *