• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë/ Makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi 36-vjeçar

Lajme, Të fundit
person, Korçë


Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Korçë, me pasojë një të lënduar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen nr. 16. Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç. Ky i fundit u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *