• |
ide | kryesore

Berisha: Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur Ramën

Lajme, Të fundit


Sali Berisha ka deklaruar se beteja e opozitës prej dy muajsh në sallën e Kuvendit dhe në në seancat e Komisioneve ka qenë e suksesshme.

Berisha u shpreh se parlamenti është katandisur në seanca vetëm 4 minutëshe dhe e mbushur me gardistë. Ai u shpreh se sa i përket betejës kundër tij, i detyroi vetë që të ndjekin çdo hap në rrugë antikushtetuese dhe antiligjore.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Beteja që është bërë këto dy muaj, ka qenë një betejë shumë e suksesshme. Parlamenti, siç e shihni, është katandisur në 4 minuta. Është katandisur në klandestinitet. Është katandisur në sallë anekënd me gardistë. De facto ai nuk ekziston më dhe kjo është meritë e jashtëzakonshme e deputetëve të parlamentit.

Së dyti, beteja e tyre kundër meje. Në fakt kjo ka qenë beteja ime kundër tyre. Në fakt ka qenë beteja e Sali Berishës kundër tyre. Sepse unë i detyrova ata të ndjekin çdo hap në rrugë antikushtetuese, antiligjore. Pse i detyrova? Sepse janë të tmerruar. Ata janë të trembur nga opozita që nuk e kontrollojnë më. Edi Rama e ka të qartë si drita e diellit se në pushtet nuk mund të qëndrojë më.

Duhet të jemi të vërtetë. A bëhen zgjedhje në Rusinë e Putinit? Bëhen, tani ka shpallur kandidaturën. A bëhen zgjedhje në Bjellorusi? Bëhen. A bëhen zgjedhje në Mianmar? Bëhen. Në Venezuelë bëhen. Por opozita nuk fiton. Askush nuk mendon se Putini mundet me zgjedhje. Askush nuk beson se junta ushtarake mundet me zgjedhje. Do të ishte një vetëmashtrim i madh në qoftë se mendojmë se e mundim me zgjedhje Edi Ramën. Jo! Kurrë.

Do të ishte absurde nëse mendojmë se ditën e votimit do rrëmbejmë armët për të vrarë, për të asgjësuar kriminelët që nuk lejojnë votimin. Do të ishte jorealiste nëse mendojmë se ditën e votimit do të bllokojmë thasët e parave që përdoren për të blerë votat. Këto nuk mund t’i bëjmë ne, por ajo që mund të bëjmë ne është rrëzimi i Edi Ramës. Ne do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur Edi Ramën.

Pra, thashë një kohë kthese reale, një kohë kthese në vendimin e çdo njeriu, të vendosësh të luftosh një diktaturë është një vendim hyjnor për nga rëndësia e tij. Por të vendosësh të luftosh një diktaturë do të thotë të mbrosh të vërtetën, i gatshëm për sakrifica, duke bërë gjithcka në funksion të saj. Kjo është ajo pra çfarë kërkon kjo kohë e dytë për ne, për përmbysjen e diktaturës së dytë.

Kjo kërkon që secila nga ju, të bëjë gjithçka me të gjithë rrethin e saj, me të gjithë njohjet e saj, se armën më të fuqishme e kemi ne. Arma më e fuqishme e jona janë qytetarët, janë e drejta, e vërteta.
Duhet të bëjmë gjithçka, por duhet të prijmë vetë me shembullin tonë. A mundet diktaturat të na rezistojnë ne? Absolutisht kurrë. ata organizuan një proces, në fakt procesin e vërtetë ua kam bërë unë atyre. I detyrova të veprojnë si mercenarë, i detyrova të shkelin çdo ligj dhe parim, i detyrova të veprojnë me superurgjencë.
Pra, mosbindja civile, beteja pa kthim me moton o sot o kurrë, ka dhënë rezultatet e para të shkëlqyera. Por këto janë rezultatet e para.

Është në dorën tonë, në dorën e secilit prej jush që të vendosni tulla të tjera në këtë godinë të re, në këtë epokë të re që duhet të çelim, duke e ndarë Shqipërinë nga diktatura e bandave dhe krimit të Edi Ramës.
Ne duhet të mobilizojmë çdo potencial tonin për të larguar këtë armik, që në aspektin e qenies faktohet armik më i egër se çdo diktator që kemi njohur gjer më sot. Ju falënderoj dhe unë kam shumë besim te ju, se në kontributin tuaj, ju sot jeni shumicë. Dhe nuk jemi vetëm shumicë numerike, por edhe shumicë cilësore. Pra, realisht askush nuk ka më në dorë fatin e këtij vendi, e këtij kombi, e shpresës dhe të ardhmes së tij më shumë se ju.


13 Comments

  1. E pam. E pam o sali kllouni.
    Se sa njerez kishe. Dhe ata 100 pleq qe te erdhen. Ishin kurioz e s kishin c te benin.
    Vazhdo perrallat me diktaur e komunista. Se kujton se do i genjesh njerzit si ne vitet 90.

  2. Akoma vazhdon me keto halucionacionet?
    Revulucion
    Lufta finale
    Beteja pa kthim.
    Mos bindje civile.

    E c do dit ndonje me ndonje idie.

    Nuk ngtihet njeri per ty.
    O gerdalle

  3. Or ridhjersa a e hengert edvinin ne bithe qe ne mengjes heret eahh..!?
    Lepijani shkerdhrames verren se ate meritoni!!
    Hahaha…

  4. ASKUSH ,SDUHET TE LUAJ ENGJULLIN NDERSA VEPRIMET JU PERNGJAJN DJAJVE SE VJEN NJE DIT DHE PERGJEGJSIT JU KTHEHEN NE LLOGARI NE MENYR TE MERITUAR thotë:

    QE TI THELLOHESH KEMBEGUL KAQ ASHPER PER PUSHTET, ESHT TREGUES FAJESIJE ,RIKONFIRMIMI ,PER TE CUAR DERI NE FUND ,KLANET QE JE ANGAZHUAR,POR A DO RALIZOHEN ,CESHTJA I TAKON TE MADHIT ZOT NJE GJE ESHTE E SIGURT PER ANGAZHIMET E PADREJTA KA PARALAJMRU NDESHKIM DHE ANGAZHIMET E DREJTA SHPERBLIM ,POR QE DERI NE KET MOMENT NUK JE PA PERGJEGJSI PER REFORMAT SI NDIKIM PREMTIMET DHE MOSPERMBUSHJET QE PER POPULLIN VETEM PER PRONAT JAN VRAR MIJRA NJEREZ DHE AKOMA VAZHDOJN PADREJTESIJA E ZHVILLUAR KA EMER PERGJEGJES NE CDO DREJTIM PERFAQSIMI QE KA PASUR KY VEND JAN FAKTET E ZHVILLIMIT ME PERGJEGJES GJE QE ASKUSH SMUND TI MOHOJN AS ZHDUKIN DHE AS ANASHKALOJN POR ME MIR NGA TE GJITH TE GJITHEVE JU NJEH ZOTI MADHERISHEM SA TE DREJT DOBISHEM ISHIT APO VAZHDONI TE JENI SE PO TE THOJA NDRYSHE DO TE THOJA DICKA GABIM PERSE BEHET KOMENTI KOMENTI BEHET SI KUJTES PER TE GJITH QE TE MATEN KUR ANGAZHOHEN TE MENDOJN FLASIN DHE VEPROJN DREJT SE POPULLI KUPTON PRANON TE DREJTEN HAKUN REFUZON PADREJTESIN DHE NDESHKON TIRANIN MOS MENDONI SE KENI NJE POPULL QE SKUPTON DHE MERITON PA TE DREJT TE PADREJTIT NE DREJTIM CDO SHQIPTAR DIN TE MASHTROJN TE VJELLIN PLACKISIN POR E DIN QE ESHTE RRUG QE DEMIN E KA ME TE MADHE SE DOBIN TE GJITH KAN LOGJIK TE PAKET JAN QE E VEPROJN NJERZIT E NDERSHEM NUK PRANOJNE HAPUR AS MBYLLUR MASHTRIMIN NENSHTRIMIN PADREJTESIN NESE JU TE GJITH KOMUNISTET SHFRYTZUAT VLERAT SHQIPTARE DHE PERMES TYRE ZHVILLUT INTERESAT TASHME DINJE SE NDOLLENI TE GJITH NE FUND TE KETI UDHETIMI KU MUNDESIT SJU PERMBUSHIN ME QELLIMET SE HAN ME KUSH SAPUNIN PER DJATH SEPSE E ZBULOJ N SHIJA, BUKUR NA GENJEVE NE FILLIM TE DEMOKRACIS ME CEKUN E BARDH DHE TA DHAM VOTEN POR KOHA E ZBARDHI QE KISHTE QEN CEK I ZI PER POPULLIN QE JU NDOQI GJITHEVE PAS SI REZULTAT I KETI KAOSI QE SOLLET NA PREMTUT PARAJSEN NDERSA NA SUALLET BUZ FERRIT TE GJITH, NESE JU SKENI TURP PER GJITH CFAR NA KENI BERE TURPI KALON MBI GJITH KET POPULL QE ME TAKSAT TONA JU TE GJITH JETONI SI MBRETER VEPRAT E KSAJ KLASE POLITIKE PER NJE SHEKULL JU KA HAPUR SHQIPTAREVE JOME GOJEN PER TE FOLUR POR TU NDESHKOJNE ASHPER SI ASKEN ME PARE NE HISTORI PERSE SDEL KOMENTI FJALA LIRE ESHTE E DREJT E SEJCILIT TE FLAS CFAR MENDON VALL NUK JEMI NE LIRI NESE JO THUAJENI HAPUR SKA ME FJAL TE LIR

  5. Edhe ti pjese e iluminatit dhe axhendes globale je po he. Ne fakt perderisa nje kembe te Sorrosit e kishe futur ne PD me Bashen dhe ndjeksat e tije? Perse nuk e shpalle nje here Sorrosin nongrata e ta shporrje nga Shqipria pergjate viteve 90?

    Ne Hungari nuk shkel kurre kemba atije Satanikut.

    Po te fitoje Trump, Zelenski shkarkohet, Rusia ndalon luften, ty te hiqet nongrada, nje pjese e botes rregullohet, ndersa Shqiperise i fillon numerimi prapash per te lare kusuret e Rames , kurtheve dhe pazareve te tije.

    Vetem te fitoje Trump.

    Beleri i lire.

    1. Po ca mosbindje civile do të bësh me 200 veta. Ik mo ne pleqërinē tênde se ke qelbur dynjanë. Mjerë demokratët që i ke bërë cop cop

  6. Perfaqsimi komenteve te perditesuara nga patronazhiste Maloku, etj, eshte me se qartazi se na qenkan dyqind, tre qind, rendesi ka sensi per te drejten e protestes, e cila kundershton nje rregjimanti demokratik, bandit, hajdut, te korruptuar, drogmen e pushta te politikes.Andaj, ai qe nuk i pranonon keto kerkesa popullore demokratike, le te vidhet, poshterohet, e serviloset pushtueseve kodoshe., ti bashkohen, Malokut me shoke patronazhit, tipi spiun i hereshem ne demokraci.Nje popull, kur qeveria i vjedh, i perdoro, i mashtro, per ti nenshtruar edhe me mjerim, atehere nuk ka me durim, demokracia te meson te kundershtosh hajdutet, mashtruesit e genjeshtaret, por akoma edhe me keq, sepse pushteti eshte kapur nga bijte e kurvit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *