• |
ide | kryesore

Berisha: Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991

Lajme, Të fundit
Berisha


Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin “Gratë në Aksion për Shqipërinë o sot, o kurrë”, në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se epoka që solli PD-ja në Shqipëri sot ka marrë fund, pasi sipas tij tani është vendosur një monizëm më i fuqishëm se ai në vitin 1990-1991, ku liritë e popullit opozitar janë asgjësuar. Kryedemokrati shprehet se kjo qeveri është një diktaturë bandash.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Vij sot te ju për një bisedë në të cilën duhet të theksoj këto momente kryesore. Prej kohësh është përsëritur se PD është në një betejë për jetë dhe vdekje, në një betejë për ekzistencën e saj. Ne para pak ditësh kremtuam 33-vjetorin e themelimit të partisë.

Tani duhet të flasim haptas. Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme. Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund.

Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri.
Sot, në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm, ua them me përgjegjësi të plotë, se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991. Sot, liritë politike të popullit opozitar janë absolutisht de facto të asgjësuara. Sot, çdo formë shteti që të pret liritë, është pushtim i brendshëm apo i jashtëm.

Dhe mund t’u them se në histori janë të rralla kombet që kanë përjetuar pushtime më të shumta se ne. Por asnjëri prej këtyre pushimeve nuk ka spastruar në 9 vite, 35 përqind të kombit shqiptar. Kurrë dhe asnjëherë.
Ju jeni nëna, motra, vajza, gjyshe, jeni kontributore kryesore në epokën që është mbyllur.
Me shumë të drejtë mund të shtroni pyetjen: po mirë, ju thoni se epoka që solli PD u mbyll. Çfarë mbetet për ne demokratët? Gjithnjë do i përmbahemi të vërtetës.
Për ne demokratët mbeten vetëm dy gjëra. Mbetet trashëgimia jonë, thashë edhe njëherë, ne sollëm epokën më të ndritur në historinë e këtij kombi. Por, ne sot këtu ku jemi, jemi para një vendimi të parë ose të dytë të jetës sonë. Të parë, për vajzat e reja që në vitet 1990 nuk kanë pas lindur akoma ndoshta, të dytë për ne të tjerët, që në vitin 1990 u ngritëm dhe rrëzuam diktaturën.

Pra, për të përmbysur këtë diktaturë. Nuk ka asnjë dyshim për çdo njeri që ka gjykim politik se kjo është një diktaturë bande dhe të gjithë ata që kanë studiuar diktaturat, diktaturën e bandës e kanë cilësuar si më të keqen e diktaturave. Sepse në dallim nga diktaturat e tjera, që kanë ligje, kjo nuk ka ligje, por vetëm vullnet të një njeriu që bën gjithçka dhe merr çdo vendim.

Por për çfarë na duhet e shkuara jonë? Na duhet për reflektim për përgjegjësinë tonë për këtë që ka ndodhur.
Se kjo që ndodhi, ne përmbysëm diktaturën si luftëtarë lirie, si njerëz që dëshmuam se pasioni ynë kryesor është liria.
Por këto 10 vite, para syve tanë, liria u tret. Para syve tanë, institucionet demokratike u shpërbënë. Para syve tanë, të drejtat e qytetarëve tanë u shkelmuan. Para syve tanë, u arrestuan për çështje civile 22 mijë qytetarë. Para syve tanë, bandat rivendosën sundimin e tyre, që ne me duart e hekurta i përzumë. Para syve tanë, fëmijët tanë vetëm u larguan nga Shqipëria. Shqipëria u braktis.

Para syve tanë ndodhën të gjitha këto. Jo se ne na kishte lënë fuqia. Jo. Jo se ne nuk kishim pasion lirinë. Jo. Por në mënyrën më tragjike ne u tradhtuam. Ne jemi sot opozitarët e kauzave të tradhtuara. Sepse ne nuk duhet të lejonim kurrë të ndodhnin këto. Ne kishim çdo fuqi për të mos lejuar instalimin e kësaj që është instaluar.


12 Comments

    1. Zyrtarisht nën diktaturë
      Nga Erion Dasho – 08:24, 23/12/2023

      Java e fundit e vitit 2023 i gjen shqiptarët nën diktaturë. Arrestimi i pritshëm i Sali Berishës është epilogu i përpjekjeve dhjetëvjeçare të rilindjes për të kthyer diktaturën në Shqipëri.

      Paralelizmi për këdo që njeh sadopak historinë e Shqipërisë nga viti 1941 e në vazhdim është pothuajse perfekt.

      Pa u përpjekur të jem shterues në analizë dhe fakte, po përmend vetëm disa nga ngjashmëritë midis diktaturës së sotme të rilindjes dhe asaj të dikurshme të proletariatit.

      1.
      PKSH-ja pas krijimit në nëntor 1941 e kuptoi se nuk mund të mbijetonte e vetme. U përpoq me çdo mënyrë të krijonte aleanca me nacionalistë, progresistë, elementë të caktuar të fesë, etj. Sapo u ndjeu veten të fortë, i dërgoi aleatët e dikurshëm në burg, në litar ose para togës së pushkatimit. Edhe rilindja kishte nevojë për aleatë për të ardhur në pushtet, sepse nuk kishte as numrat dhe as besueshmërinë. I gjeti ata tek LSI-ja e vitit 2013 dhe tek partitë e tjera të vogla që mblodhi rreth vetes. Sapo u ndje e fortë dhe pa se numrat qëndronin nga ana e saj, i hodhi në kosh gjithë aleatët duke i çuar ose në zhdukje, ose në prag të zhdukjes.
      Nëse pyet sot Metën dhe ekipin e atëhershëm të LSI-së se cili ka qenë vendimi politik më i gabuar i tyre, sigurisht do të përgjigjen “aleanca që pasoi takimin e ngjalave”. Sikundër Enver Hoxha pushkatoi kunatin që e mbajti me bukë dhe i shpëtoi kokën jo njëherë gjatë luftës, ministri që po vuan dhe do të vuajë më gjatë burgun e Boratit është vëllai i atij që organizoi darkën e famshme e cila hapi rrugën e Boratit drejt pushtetit.

      2.
      Një diktaturë ka nevojë për mjetet e saj të represionit. PKSH dhe PPSH dikur kishin gjykatat popullore dhe rrjetin e spiuneve, disa të paguar dhe disa vullnetare, si dhe gjyqin e opinionit publik që ishte i pamëshirshëm dhe, natyrisht, i dirigjuar.
      Sot rrjetet e patronazhistëve dhe aktivistëve, janë plotësuar edhe nga elementi i fundit që i mungonte deri sot rilindjes, gjykatat e tipit Bedri Spahiu, të cilat janë të bindura deri në verbëri, nuk njohin logjikën juridike dhe drejtohen si gijotina politike.
      Opinionin publik e kanë zëvendësuar rrjetet sociale dhe mediat e blera të cilat i vënë damkën “fajtorit” shumë kohë para gjykatës dhe e bëjnë vetë gjyqin një formalitet. Gjithçka nën dirigjimin e ekipit gëbelsian të propagandës dhe armatës digjitale të suflaqexhinjve të Boratit.

      3.
      Asnjë sistem politik nuk ka sistem propagande më të fortë se diktatura. Në kohën e PPSH-së rrjeti kapilar i propagandistëve niste nga komiteti qendror, instituti marksist-leninist dhe arrinte në çdo klasë fëmijësh, brigadë fshatarësh apo ekip punëtorësh.
      Të njëjtën gjë bëjnë sot rrjetet e aktivistëve, patronazhistëve, ministrat dhe drejtorët të cilët u matin vartësve “like-t” dhe “komentet” në facebook, instagram apo tik-tok. Këtë bën edhe vetë Borati me ato dhjetëra statuset ditore, daljet mediatike dhe podkastet.
      Një propagandë intensive, që nuk pushon kurrë, që reklamon “fitorjet” dhe shënjestron armiqtë dhe që nuk e njeh turpin në përpjekjet për ta paraqitur të zezën si të bardhë dhe anasjelltas.

      4.
      Në fund diktaturat e kanë një qëllim, të rralla janë ato që bëhen thjesht për ideologji. Qëllimi është që një pakicë e shoqërisë, “të përzgjedhurit”, të përdorë burimet dhe të ketë qasje të pakufizuar në to.
      Liderët e dikurshëm komunistë krijuan bllokun ku jetonin si njerëz, ushqeheshin si njerëz, i lejonin vetes mundësinë për të udhëtuar në gjithë botën, herë për qejf dhe herë për hall, etj. Në krahasim me popullatën që vuante për bukë dhe banonte në kushte ç’njerëzore, këto ishin luksi i kohës.
      Këto përfitime nuk ndalonin tek bllokmenët, por shtriheshin tek sekretarët e parë, tek drejtorët dhe kryetarët e kooperativave, madje deri tek përgjegjësit dhe brigadierët të cilët nën mburojën e “të besuarve” bënin një jetë shumë më cilësore se ajo e shqiptarëve të thjeshtë.
      Pasardhësit e tyre rilindas sot janë autorë të disa vjedhjeve që nuk krahasohen jo vetëm me abuzimet e dikurshme të pushtetit në Shqipëri, por as edhe me kleptokratët më të këqinj të historisë.
      Vetëm dy afera të zbuluara tashmë, djegësit dhe koncesionet e shëndetësisë, kalojnë secila mbi 500 milionë euro! Sikundër etërit komunistë hanin si derra ndërkohë që shqiptarët vuanin nga uria, bijtë e sotëm hanë biftekët një mijë euro të Nusretit dhe darkat dhjetë mijë dollarëshe me McGonigal-ët.

      5.
      Diktaturat kanë edhe një tipar tjetër që, në fakt, përbën një ligjësi historike. Ato e kanë një fund dhe fundet shpesh janë të dhimbshëm.
      Në shekullin e kaluar ka patur edhe funde si ai i Çausheskut apo Macias Nguemës, por në Shqipërinë dhe Evropën e shekullit të 21-të, fundi i tyre duhet dhe do të jetë vetëm para drejtësisë për të dhënë llogari për kusaritë dhe arrogancën.
      Historia mëson edhe se arrestimi i kundërshtarit është shpesh preludi i rrëzimit dhe rrënimit të diktaturave dhe se opozitarët arrijnë të bëjnë nga burgu, atë që nuk mund ta arrijnë në liri, hapjen e syve të turmave që i bëjnë hosana diktaturave dhe diktatorëve.
      Siç ka shkruar Aleksandër Dyma në mbyllje të një prej romaneve më të fuqishëm të letërsisë botërore:
      “… urtësia njerëzore përmblidhet në dy fjalë, të presim dhe të shpresojmë!”

      1. Popse shan dike qe eshte kunder?KY thote qe jemi ne kohen me diktature me te forte se ne 1990, por atehere po te flisje, ikje si larask, kurse sote nuk shkon kur te theret gjykata, nuk te pengon njeri te beshe demostrata, etj, prandaj ti qe shan, ti duhet te jeshe dikush qe te qihet motra, gruaja (po ke), edhe te gjithe fisin femeror, se juve nuk u pelqen mendimi ndryshe edhe shani te tjeret, kjo ska te beje per cilido qe eshte majtas, spo djathtas , por me nje grusht qe perfiton nga krahu politik edhe ky grusht ben cdogje per interesat e tyre

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Ju duhet me u djegë me benzinë, kaq meritoni o debil!

          Nga 2013 deri sot kanë ikur 1 milion shqiptarët më të aftë e punëtorë, mutrat si ju patronazhistë rrini e mbani këtë langaraq kryeministër se u paguan paga minimale, dhe atë tepër e keni se jeni krejtësisht të paaftëpërveç me dhënë nja 4-5 vota fasmiljare e me hëngër mut në portale kundër opozitës.

          Nga 2013 deri sot pagat na janë rritur vetëm 30 përqind, Berisha për 5 vjet i dyfishoi

          kokër vezë ishte 20 lekë në kohë të Berishës, sot është 60 lekë
          1 kg mish ishte 600, sot është 1200,
          1 kg djath ishte 50, sot është 12
          i kg fasule ishte 150-20, sot është 400-500
          1 metër kub dru ishte 3000 lekë, sot është 13000 lekë
          Shtëpinë e bleva pas 6 vitesh martesë, sot fëmijët tanë edhe kur të dalin në pension nuk mund ta kenë blerë shtëpinë, edhe pse punojnë me paga të mira e jo si ju mutra me asistencë e paga puntorësh të pakualifikuar.

          ……
          …..

          Vdekshi debila!

          1. ahahah sa idjot qe je, nje zot edi, rrogat ishin min 150 mij leke kurse sote ste vine njeri per 750 mij,pa le ne europ , qe ne 2013 paguanim per gaz e drita, 150-200€ ne muaj sote ske ne 400-500. shendetesin e paguaja 30 € ne muaj sote b 270 €, nje shpi me qira ishte 300-500 € ne muaj sote ske nen 1200 € me e lira, e keshtu me radhe, edhe rrogat riten me 3% gje qe sa vine e me poshte bejne njerezit, prandaj mos na cani karin duke bere krahasime por punoni per vete edhe mos u merni me Berisha edhe Rama, se ata jane te pasur deri ne dhembe, por mendoni per familjen tuaj

        1. Në fakt ne na ha mutin se kemi ikur nga Shqipëria, nënë ua qi ju të paaftëve që ju pëlqen edvini, e mbajtshi me shëndet

  1. Ndyshimi kryesor me vitin 1990 eshte se atehere kishim pothuajse gjithe popullin opozitar,

    bile edhe nje pjese shume te madhe te komunisteve qe benin po ate jete te veshtire te

    populli, kurse sot vetem gjysma e popullit eshte opozitar, ndersa populli i pushtetit jeton ne

    kurriz te popullit opozitar, eshte i teri i punesuar ose ne administrate ose ne ndermarrje publike

    nje pjese e te cileve kane edhe mundesi te marrin rushfete apo te merren me korrupsion duke

    siguruar ne vazhdimesi nje jete te kenaqeshme, dhe as nuk ua ndien se populli opozitar eshte

    ne dite te hallit. Prandaj populli opozitar nuk duhet te prese pakeaqesine e popullit socialist sepse

    vota e tyre do jete gjithenje per pushtetin bile sa me i dhunshem, i pelegjitimuar, sa do hajdut dhe

    i korruptuar te jete ky pushtet aq me e madhe do jete perkrahja e tyre ndaj tij. Eshte me se e

    dukshme se pushteti rilindas ka si objektiv kryesor eleminimin e opozites si hap i pare dhe [pastaj

    krijimin e kushteve te kalkul;uara per spastrimin e Shqiperise nga populli opozitar qe deri diku edhe

    deri tani ka pasur mjaft sukses pasi shumica e te rinjeve qe jane larguar nga shqiperia ne keto 10 vite

    i perkasin popullit opozitar. Populli opozitar nese nuk desheron qe te perfundoje si muhazhedinet iraniane

    ne ndonje kamp ne ndonje cep te botes duhet te perballet me cdo mjet me armiqte e tij, duhet

    te perballet per ekzistencen e tij.

  2. Ca monizmi rrezove ti o malok kurve? Ti ngele po ai komunist qe ishe dhe me pare ,intrigant,genjeshtar,frikacak,hajdut dhe legen Tani do paguash per shume krime qe ke kryer o kurve e ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *