• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në një shtëpi në Lushnjë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shpërthim


Një shpërthim i dyshuar me tritol raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lushnje. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen 18 Tetori.

Të njëjtat burime thonë se lënda shpërthyese është vendosur në shtëpinë e Arben Turkut, i cili jeton në Angli. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Kjo shtëpi ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe dy herë të tjera në të shkuarën. Hera e parë që shtëpia e Turkut ra pre e tritolit ishte më 1 Nëntor të vitit 2022.

E dyta ndodhi natën e ndërrimit të viteve, më 31 Dhjetor të 2023-t. Fatmirësisht në asnjë prej këtyre rasteve nuk pati të lënduar, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende deri më sot.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *