• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përmbyset një makinë, lëndohet shoferi

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan, ku një automjet tip ‘Volkswagen’ ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalin anës rrugës ku ka përfunduar i përmbysur.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit. Nga aksidenti janë krijuar radhë të gjata të trafikut.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për rregullimin e trafikut dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *