• |
ide | kryesore

Beogradi në flakë/ Opozita kundërshton zgjedhjet, Vuçiç nis arrestimet

Arkiva, Kryesore, Lajme
Beogradi


Beogradi u përfshi të dielën nga protesta të forta ku demostruesit opozitarë u përpoqën të futen në godinën e bashkisë së qytetit. Policia reagoi me dhunë, me pasojë dhjetëra të arrestuar.

Forca të mëdha policore kanë shpërndarë mbrëmjen e 24 dhjetorit me dhunë shproporcionale demonstruesit e mbledhur në qendër të Beogradit, në protestën e shtatë të opozitës serbe, pas zgjedhjeve të fundit. Opozita pretendon se zgjedhjet në kryeqytet, ashtu si në gjithë vendin janë manipuluar nga partia në pushtet SNS e presidentit Aleksandar Vuçiç. Ajo kërkon anulimin dhe përsëritjen e tyre.

Në protestën e së dielës para godinës së bashkisë në Beograd, ku ka pasur edhe dhunë fizike dhe thyerje të dritareve, u arrestuan 35 persona. Opozita akuzoi qeverinë për dhunë gjatë shpërndarjes së demonstruesve.
Protestuesit bërtisnin “Hape derën” dhe “Hajdutë”, ndërsa goditën ndërtesën me vezë dhe gurë. Disa brohoritën “Vuçiç është Putin”, duke e krahasuar presidentin serb me liderin rus.

Nebojsha Zelenoviç, një nga udhëheqësit e aleancës opozitare Serbia kundër dhunës, tha se oficerët e policisë pushtuan të gjithë qendrën e Beogradit, duke përfshirë çatitë e ndërtesave. Zona ku është selia e parlamentit kombëtar dhe presidencës së bashku me qeverinë e qytetit u militarizua.

Policia fillimisht u barrikadua brenda ndërtesës së qeverisë së qytetit, duke hedhur gaz lotsjellës ndërsa qindra protestues të opozitës thyen xhamat në hyrje. Më pas, policia e shtyu turmën nga qendra e qytetit dhe bëri disa arrestime.

Incidentet filluan kur përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Bashkisë së Beogradit, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i objektit. Ata shtynë derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan me forcë nga policia.

Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Presidenti serb Vuçiç iu drejtua mbrëmë opinionit me fjalët se është mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar situatën, duke theksuar se trazirat ishin nxitur nga jashtë. Vuçiç i quajti demonstruesit “banditë”, të cilët nuk do të kenë sukses në destabilizimin e shtetit dhe tha se “ky nuk është një revolucion”.

Unë kam qenë në Presidencë, në vendin tim të punës dhe nuk kam pasur fare frikë nga ju dhe nuk do t’ju ​​lë ta shkatërroni Serbinë”, ka theksuar Vuçiç në Instagram me një video-mesazh nga Presidenca e Serbisë.

Ai deklaroi se herë pas here i duket se kundërshtarët politikë, por edhe mentorët e tyre nga jashtë, mendojnë se të gjithë në këtë vend janë idiotë dhe se askush nuk ka sy e veshë dhe se askush nuk e kupton se çfarë ka ndodhur.

Vuçiç thote se protestat janë një përpjekje e organizuar nga jashtë për të rrëzuar qeverinë.

Mediat perendimore që pasqyruan këtë ngjarje rikujtuan se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se gjatë zgjedhjeve ka pasur “parregullësi”  të dukshme. Ndërsa shtypi gjerman i bëri jehonë reagimit të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ku thuhet se shkelje të rregullave në këto përmasa, gjatë zgjedhjeve nuk janë në përputhje me një vend kandiat për anëtarësim në BE. 

Negociatori i palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviç, ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetje të protestave opozitare në Beograd.

Pas protestave masive Petkoviç është shprehur në rrjetin social X se “tërbimi i opozitës së Gjilasit e ka kënaqur Kurtin dhe mediat në Prishtinë”.

“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën e Gjilasit, ndërsa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”, ka thënë ai.

Për këtë të hënë janë paralajmëruar protestat e studentëve në Beograd, të cilët do të bllokojnë për dy orë trafikun në qendër të qytetit.


20 Comments

  1. Sa i forte doli ky Kurti. Ky i benka te gjitha. Ishalla po na heq qafe edhe kete Vuçiçin tone te Surrelit

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    I dashur popull serb, luftoni për lirinë tuaj pa u bërë edhe ju si populli-kurvë shqiptar i Shqipërisë!

    1. Ty, “populli-kurvë shqiptar i Shqipërisë” ti qiftë komplet ata që frymojnë.
      Shkaut i drejtohesh me “I dashur popull serb”!!!!!!!
      Po MUT i madhë qenke ose je gjakmutpërzier.

        1. Tirons

          Pershendetje

          Me kujtohet kur erdhi ish i derguari Amerikan special per Ballkanin , te ne ne Kosove 1997 , ne brohorisnim liri demokraci Amerike , dhe mbas asaj ia fusnim kafeneve , e di c’na tha ky i derguari Amerikan GELBARDT :

          A SUPERMENI po prisni te iu cliroj .

          Keshtu ka ndodhe te ne ne 97 , edhe ju ne Shqiperi, mos prisni se ju vie Supermeni , neve neve nuk na erdhi , u dashte te derdhim , te vritemi , te debohemi .

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        O kar më gjej se sa shqiptarë vranë serbët në Kosovë pas 1944, hiq masakrën e Tivarit ku komunistët shqiptarë bashkëpunuan me ata serbë, ndërsa ne e dimë se enver haleja vrau 6000 shqiptarë, e burgosi e internoi mijëra të tjerë ELITËN e eleminoi, ashtu si po bën edvini ku sot kanë mbetur vetëm pensionistë e patronazhistë.

        Po të shohësh sot jetojmë më keq se në kohë të enver halesë, pikërisht se ky popull-kurvë-hale, po mbështet regjimin më të poshtër pas enverit.

        Pra o idiot më keq kanë bërë komunistët shqiptarë ndaj shqiptarëve të Shqipërisë se komunistët serbë ndaj shqiptarëve të Kosovës.1

        1. O MUT!!!!!O Gjakprisht!!!!
          Çka ka lidhje kjo me Enver MUTIN ( sikurse ti që je).????
          Sa për info, vetëm Rankoviqi me OZNA-a dhe UDB – nëse ke dëgjuar për atë MUT sikurse ty – ka vrarë dhe burgosur mbi 120,000 shqiptarë.
          Në vitet e para pas përfundimi të luftës së dytë botërore, në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarë. Në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi 8300 shqiptarë; ndërsa 5000 shqiptarë të tjerë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a gjegjësisht UDB-a.
          LEXO o MUT!!!!

  3. mirëpo, në thelb, një gjë e tillë tregon karakterin e vërtetë dhe egoizmin e sëmurë të Berishës, i cili, në dallin, nga tradita e shqiptarit, nuk ia ndien për fëmijët e vet; në dallim nga tradita e shtetarit, nuk do t’ia dijë për vendin e vet (Shqipërinë), dhe, në dallin, nga çdo politikan i arsyeshëm, nuk do t’ia dijë për organizatën e vet (PD-në).Kurti te mbaj veten jo me te heqi vucicin o loqe shpellkar

    1. O idiot, pse e deklaron se truri yt nuk punon o i ores 14:47. Aty flitet per Vucic qe me sa duket po e ha dhe eshte miku i Rames, ti akoma me Berishen. Po jo o trusufllaqe, nuk ka lidhje me Berishen shkrimi, ka lidhje me Vucicin dhe indirekt edhe ata qe te japin ty sufllaqe pra me treshen Rama-Veliaj-Fuga. Pse o tru mishprishur sufllaqeje e lejon te te perdorin kaq keq. Je ne te drejten tende mos ta duash Berishen edhe te shkruash kunder tij, por duke permendur Berishen tek protestat kunder mikut te Rames, i cili me sa duket nuk do ta kete te gjate dhe kjo per shume arsye, ti po i ben thirrje njerezve qe te mblidhen rreth Berishes per te rrexuar Ramen. Qenje e panivel dhe e pakapacitet, e afte vetem per sufllaqe…

    2. O i pa emër 14:47 që doktor Sali Berisha të qiftë ty dhe me libër shtëpie , fiksim e Ke se është i VETMI AI QEË JU SHKAPĒRDHEN ATO KURVAT E KUQE QË JU KAN BO MIRRA TË KUQ FARË E SHKĒRDHYME

  4. LAJMI I FUNDIT :Vucici i ka kerkuar urgjent rames ti ktheje gazin lotsjelles dhe paralizues,qe rama ja ka mare vucicit borxh per te shtypur demostratat popullore anti rama te para2023.Por rama i ka kthyer pergjigje vucicit,se ate gaz e ka harxhar dhe nuk ka asnje bombel gati,nese do ndihme te dergoj policet e mi per ndihme per te shtypur demostratat ne beograd.Drogimin e ketyre policeve,per te qene sa me efektiv per te shtypur brutalishte demostruesit e beogradit e mar persiper une dhe ne raste te perseritjes se zgjedhjeve nese je i detyruar ti miku im dhe vellai im vucic do te te dergoj 900 partozhonistet e mi ,qe ti kesh per terror ne fushate,gjithashtu do te dergoj juristin tim personal kreshnik spahiu,per te mbrojtur juridikishte zgjedhjet ne serbi,do kesh ne dispozicion gazetaret dhe analistet me te mire shqiptare ne mjetet onlajne ,mero baze,,sokol balla,precin dhe zogajn,zekthin dhe lorencin, muc nanon dhe idajet beqirin,qafokun dhe zeken,per te qene ne korent te te gjitha situatave aty do te dergoj ballen,spiropalin dhe muamet veliun,si fotoreporter,te propagandojne,mbeshtetjen qe usa dhe perendimi duhet te te japi ty miku dhe vellai im vucic ne keto momente aq kritike dhe tragjike,jo vetem per pushtetin tend por dhe rreziku,qe do te vij per pushtetin tim ketu ne shqiperi,qe rrezimi jot do jete shume shpejt edhe rrezimi im.Rrezisto me te gjitha fuqite dhe mjetet qe ke miku im vucic,se aty varet dhe fati jo vetem i OPEN BALLKAN,por dhe fati i pushtetit tim dhe i jetes time,se po rrash nga pushteti me keto krime qe ju kam bere edhe une ashtu si ti shqiptareve,do me rjepin te gjalle. Rrezista miku im dhe vellai im vucic .Populli seshte me ne,por te siguroj qe sorosi eshte me ne ,me mua dhe ty.Sorozin e kemi ne krahun tone,po aq forte sa rusia dhe putini.

  5. Eshte shembull demokratik per te drejtat e tyre kur u vidhen zgjedhjet, ndersa ne jo vetem zgjedhjet por dhe vidhemi shtype.i nga pushteti monist i qelbesirave, e kur sheh qe nuk veprohet, por i lihet qe keto te drejta i kerkon opzita, e kryesori eshte Berisha, kete falanget e pushtetit, mbeturinat e krimineleve po e sul.ojne me menyrat e shpifjet nga me banale.Kemi thene ne komente se populli duhet te jete ne opozite me qeverite e sidomos me kete rregjim monist bandit te Rames.Shembujt jane, aresyet jane, kupa e durimit eshte mbushur, andaj duhet rreflektim, me cdo lloje menyre, der ne rrezim.

  6. Për të gjithë defiçentët e mësipërm.
    Ndërsa në Sërbi populli proteston deri në vandalitet me djegien e parlamentit që është pronë e tyre dhe do të jenë po ata qe do ta paguajnë në Shqipëri janë deputetët që djegin parlamentin që do të paguhet nga populli.
    Liri-Demokraci

  7. Populli shqiptar ka perfunduar ne 1.5 milione….1/3 jane nen moshe, 1/3 jane pensioniste, 1/3 punojne si patronazhist, nje pjese nga qejfi, nje pjese nga halli
    Pra, endrren e protestes e shofin te realizuar nga çdo komb tjeter, nepermjet televizorit, kur ka mbaru “perpidhen” “portokallia” apo bbv

    Game over

  8. “Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika. Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të nejrëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij.mbas cdo proteste te dhunshme ka arrestime,cfare ka per tu habitur ketu o gazekar.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar, e para Berisha e Kadafi janë 180 gradë në raport me njëri tjetrin, por edhe po ta marrim se janë njëlloj, a e di se çfarë ka ndodhur me Libinë pas Kadafit, është shtet rrumpallë ku kanë futur hundët Tuqia, gjithë shtetet arabe e është kthyer më keq se Afganistani.

      Kështu do të ndodhë edhe me ty kar e karat e tjerë patronazhistë pas Berishës, që nuk e kuptoni nga vjen e keqja!

  9. E gjithë retorika e tij dhe inskenimi i dialogut që bën me publikun, përqendrohet tek fakti që “ai nuk e lëshon PD”, që “ai do ta drejtojë atë dhe nga qelia më e thellë”, që “ai do të jetë deri në vdekje kryetari i partisë”, që “familja e tij ka të drejtë të jetë trashëgimtare e partisë”, që “asgjë nuk e ndal atë nga të qenit kryetar”Ja dhe nje shpellkar funksional i serbit salih qe mundohet por ………… e di vet ky shpellkar se cfare do

  10. As tek Enver Hoxha, as tek Hitelri, ata bënin ligje, por nuk silleshin me Kushtetutën në këtë mënyrë”, tha Sali Berisha që ka patur miqësi dhe ka album fotografik me të gjithë ish-udhëheqësit komunistë. Nga Hysni Kapo, tek Ramiz Alia e Enver Hoxha.

  11. SHIKONI ME KUJDES CFARE THONE OLIGARKET;Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n. Oju vrafte zoti o pushtetare vampira.Oju vrafte zoti o oligarke ganibal.Oqelbesira te ndyre po punonjesve shqiptare ju jepni 400 euro maksimuni.Shihni cfare pagese ju bejne te huajve.Kjo verteton ato zera qe thone keta duan te shpopullojne shqiperine nga shqiptaret dhe ta mbushin me te huaj.Shikoni cfare stimulimi ju bejne te huajve te botes se trete,qe te popullojne vendin e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *