• |
ide | kryesore

Izraeli përgjigjet ashpër: Erdogan po kryen genocid kundër kurdëve

Arkiva, Planet, Të fundit


Për Turqinë, Benjamin Netanjahu është plotësisht i ngjashëm me liderin famëkeq nazist Adolf Hitler.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me keqtrajtimin e popullit hebre nga nazistët. Duke folur në një event në Ankara, lideri turk përsëriti dhe kritikat për perëndimin që nuk po ndalon masakrat ndër civilë.

“Ata do të na bëjnë të dëshirojmë shumë Hitlerin gjithashtu. A është ajo që Netanyahu po bën më pak se Hitleri? Jo. Deri tani, Hitleri nuk ishte aq i pasur sa ky. Ky është më i pasur në krahasim me Hitlerin. Ai po merr mbështetje nga Perëndimi. Të gjitha llojet e mbështetjes vijnë nga Amerika. Dhe me gjithë këtë mbështetjeçfarë bënë? Ata vranë më shumë se 20 mijë njerëz në Gaza,” deklaroi Erdogan.

Ai shprehu gatishmërinë e Turqisë për të strehuar akademikët dhe shkenctarët që përballen me përndjekje nga pikëpamjet e tyre për konfliktin në Gaza.

Përsëriti gjithashtu kritikën ndaj Gjermanisë se nuk mund të flasë lirshëm apo të dënojë mizoritë në enklavën palestineze për të shkak të asaj çfarë Hitleri bëri ndaj hebrenjve.

“Prandaj Gjermania nuk thotë asnjë fjalë. Vetëm ka ulur kokën”, nënvizoi ndër të tjera Erdogan. Kryeministri i Izraelit i është përgjigjur ashpër presidentit turk.

“Erdogan po kryen një gjenocid ndaj kurdëve dhe po mban në burg një numër rekord gazetarësh që kundërshtojnë qeverinë e tij, ai është i fundit që mund të na predikojë moralin”, u shpreh Netanjahu duke pretenduar se IDF është ushtria më morale në botë.


4 Comments

  1. Netanjahu do qe te mbuloi mizerite, pastrimin etnik, pushtimin mizor ndaj palestinezeve, diferenca eshte se krimet e izraelit kane kaluar cdo kufi. e askush nuk do ta mbronte kete barbari kriminelesh cifute.Me te drejte Erdogani me vrejtjet ndaj perendimit,qe e nxisin e perkedhelin sionizmin izraelit ne palestine.Per te ardhe keq nga ajo politike qe ndjekin, qe e kane ndryshe nga mesazhet e propaganda per paqe e cmilitarizim, e kete, ata e kane bere me izraelin.

  2. Pse nuk ngrihet bota arabe/islamike ndaj masakrave që bëhen në Jemen, Irak, Somali, etj., por fokusohen vetëm te Palestina? Edhe në Jemen, Irak, Siri, Somali, etj., viktimat janë myslimanë. Apo nuk i “rruhet” për to?

  3. Po thuaje troc ore vella, me gjithese dihen e shikohen, por sepaku tu shihet qellimi inkuzionist modern ndaj atyre qe i thua me te drejte. Por qenka e veshtire ta gjejsh.Mjer ata te shkrete qe e kane ne kurriz, fuqine e xhandarit nderkombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *