• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian

Arkiva, Planet, Të fundit
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian


Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i konsideruar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.

Duke shërbyer nga viti 1985 deri në 1995, Delors hodhi gjithashtu bazat për monedhën e përbashkët evropiane, euron. Por për ata që janë skeptikë ndaj integrimit, veçanërisht në MB, ai shihej si një simbol i ndërhyrjes së Brukselit. Vajza e Delors, Martine Aubry tha se ai kishte vdekur në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris.

Ai shërbeu tre mandate si president i Komisionit Evropian, më gjatë se kushdo tjetër. Një socialist francez, ai besonte fort në integrimin e pasluftës. Përveç tregut të përbashkët dhe euros, në mandatin e tij u krijua Marrëveshja e Shengenit për udhëtimet dhe programi Erasmus për shkëmbimin e studentëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *