• |
ide | kryesore

Giorgia Meloni në gjendje jo të mirë shëndetësore

Arkiva, Planet, Të fundit


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo ka bërë që ajo, konferencën vjetore për shtyp, ta shtyjë për datën 4 janar të vitit 2024.

Kjo është bërë e ditur nga bashkëpunëtorët e kryeministres, të cilët kanë sqaruar se Meloni po merr veten pas një problemi “otolit” që e detyron të qëndrojë në shtrat dhe në errësirë.

Meloni ndodhet në këtë gjendje prej dy ditësh dhe shkaku, siç shpjegojnë bashkëpunëtorët e saj, është diagnostikimi me “sindromën otolitike”.

Po sipas bashkëpunëtorëve të saj, gjendja e kryeministres po përmirësohet dhe tashmë ka arritur të ngrihet dhe të flasë në telefon.

Fillimisht u dyshua se ishte simptomë e gripit, por duke vuajtur për disa ditë nga marramendjet dhe të përzierat, ajo u vizitua në shtëpi nga një specialist ORL i cili konstatoi “vertigo beninje paroksizmale pozicionale”, pra problemin me otolitet, i cili paraqet simptoma të ngjashme.

Pavarësisht se gjendja e saj po përmirësohet, Meloni duhet që qëndrojë dhe disa ditë në shtrat si masë paraprake.


8 Comments

  1. O salamandra Bushat!
    Meloni ndodhet në gjendje jo të mirë apo të mirë shëndetësore!? Jo për gjë po janë disa që nga llumrat e mutit fryen si manalli im.

    1. manallin ta ka fut Partija dhe shoku enver ne bythe qe ne 1945-es dhe nuk ta ka nxjerre akoma. Ti mjerisht kujton se eshte yti ai qe sheh ne pasqyre…

  2. Po ne pellazgeve c’na plasi se si ndjehet kjo Pjeperja e Italise?
    Liderin tone e kemi si top.
    (ka disa lloje topash)

  3. Ka qene me perioda o lapsi, neser na nxirni nje lajm qe Meloni shkon 3 x ne tualet ne dite, mos haroni te shkruani edhe cfare letre tualeti perdore Portal leshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *