• |
ide | kryesore

SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’, GJKKO jep sot vendimin për Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Jepet sot vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore.

Pas dy seancave të shtyra në GKKO, sot pritet të zhvillohet e treta, për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dy seancat e shkuara janë shtyrë për shkak të kërkesës së avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë kjo e rrëzuar nga Apeli, por edhe pasi kanë kërkuar më shumë kohë për t’i njohur me provat e reja, që e shtynë SPAK të kërkojë një masë më të rëndë sigurie.

Ndërkohë, avokatët e Berishës kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Në orët e mesditës, avokatët e Berishës kanë mbërritur në Gjykatës për të tërhequr aktet dhe më pas për të parashtruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Kujtojmë se avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.


6 Comments

    1. Ti o Kar i Lales ose je i trashe e se kupton ose je debil siç e lexon vendimin e jep gjykata e Edvin droges ajo e shtyn se ska prova jo Dr Berisha, por kjo do ti kushtoje shume Skapistit Edvin Ramoviçit ne qofte se e denon.

  1. Sot njerëzit janë më shumë të shqetësuar për çmimin e një gjeli Baldushku se sa për çmimin që po paguan Sali Berisha për 33 vjet sundim politik në Shqipëri, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor, siç ja kanë vënë epitafin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    1. Meqe shqetesohesh per gjelin ha Karin e Kryeministrit tend Edi D ( Rama) se ate keni votuar ju patronazhistet dhe sa per Dr Berishen qe paska 33 vjet sundim politik qeke 0 per matematike o Ripjerdhes mblidhi se sa vite ka qene ne bashki Drogaxhiu juaj dhe ne qeveri u be tre mandate qe vazhdon duke vjedhur votat me Kriminele e turli lloj makinacionesh e korrupsioni e tenderash esa per Ameriken e beri ky qe loboi per non graten e Sali Berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *