• |
ide | kryesore

Dhjetëra granata dore dhe municion luftarak në banesën e braktisur në Gramsh, procedohet 51-vjeçari

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia


Dhjetëra granata dore dhe municion luftarak janë sekuestruar nga policia e Gramshit ndërsa ka nisur procedimi për 51-vjeçarin që i zotëronte.

Procedimi penal nisi ndaj shtetasit Sh. Ç., 51 vjeç, pasi në banesën në pronësi të tij, e cila është e pabanuar prej disa vitesh, janë gjetur 94 granata dore, 880 fishekë, 20 ndezës granatash dhe 11 karikatorë automatiku. Nga specialistët e Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes janë asgjësuar lëndët plasëse, ndërsa pjesa tjetër e municionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *