• |
ide | kryesore

‘Kathimerini’: Pala greke pret lëvizjen e radhës të Ramës

Lajme, Të fundit


Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në mediat helene. Gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruan sot se ‘Athinë është në pritje të lëvizjes së radhës të Edi Ramës’ sa i takon çështjes Beleri.

“Pak para Krishtlindjeve, Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro , i cili humbi në zgjedhjet e majit përballë Fredi Belerit, por vazhdon të qëndrojë në detyrë”, shkruan gazeta, e cila përmend tre emra të mundshëm që Rama kishte propozuar për kryetar të përkohshëm të bashkisë.

Por pas një reagimi të Fredi Belerit, i cili artikulonte se kryetar i përkohshëm duhet të jetë një nga këshilltarët e zgjedhur nga rezultatet e majit, tre emrat u anuluan, shkruan me tej Kathimerini.

“Athina është padyshim në konsultim me Belerin, pasi po kërkohet një raport në një çështje që shkon shumë përtej marrëdhënieve greko-shqiptare dhe siç është parë kohët e fundit, ka ndikuar edhe në diskutimin e përgjithshëm për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, pas lëvizjeve të fundit të kryeministrit Rama, disa analistë dhe gazetarë në Shqipëri besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’i hapë rrugën përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e Himarës”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës helene.


2 Comments

  1. Farsa e shtrenjtë/ Rama jep edhe 400 mijë euro për Këshillimin Kombëtar
    09:56, 29/12/2023
    Qeveria do të shpenzojë të tjera para të qytetarëve për farsën e Këshillimit Kombëtar. Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e fundit që të akordojë 43.5 milionë lekë ose rreth 420 mijë euro për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje me destinacion të përcaktuar për financimin e programit të Këshillimit Kombëtar.

    “Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 43.5 milionë lekësh për financimin e programit të “Këshillimit Kombëtar”, në përputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi,” thuhet në vendimin e qeverisë.

    Farsa e Këshillimit

    Programi i Këshillimit Kombëtar u lançua si një ide e vet kryeministrit Edi Rama në dhjetor të vitit 2021. Sipas shefit të qeverisë, përmes këtij programi do të merrej mendimi i qytetarëve për çështjet strategjike dhe ato me rëndësi kombëtare të qeverisjes.

    Formulari me pyetjet drejtuar qytetarëve u bë publik në janar të vitit të kaluar. Ai përmbante 12 pyetje, të cilat qeveria i kishte vetë caktuar si çështje strategjike dhe për të cilat kërkonte mendimin e qytetarëve.

    Por cilat ishin këto çështje strategjike me rëndësi të madhe për Kombin sipas qeverisë? Legalizimi i Hashashit, Ballkani i Hapur, kontributet e pensionistëve që punojnë, vaksinat nëse duhet të jenë me detyrim ose jo etj etj.

    Populli votoi plebishit për nismat e qeverisë

    Pyetjet i bëri qeveria. Formularët i dërgoi po qeveria. Në fund i numëroi dhe shpalli edhe rezultatin po vet. Dhe ashtu sikurse pritej populli i mbështeti në mënyrë dërrmuese nismat e qeverisë.

    Gjysmë milionë shqiptarët që votuan u shprehën në plebishit pro legalizimit të hashashit, Ballkanit të Hapur, Amnistisë Fiskale e kështu me radhë. Farsa kushtoi gjysmë milionë euro dhe në fund mbështetja e qytetarëve për Ballkanin e Hapur apo amnistinë fiskale u hodh në kosh, kur qeveria u tërhoq nga të dy nismat.

    Tashmë qytetarët do të paguajnë sërish. Këtë herë 420 mijë euro të tjera. Mbetet për t’u parë se cilat janë çështjet që qeveria do të përzgjedhë si strategjike kësaj radhe.

    Një qeveri e cila nuk lejon referendumet, ku qytetarët të përfshihen direkte në vendimarrje për çështje të cilët ata i konsiderojnë me rëndësi kombëtare, servir farsën e Këshillimit Kombëtar duke i bërë madje edhe të paguajnë miliona nga xhepi./KAPITALI

  2. Teliti shkruan në FB: “Faturën e Beketit po e paguajnë shqiptarët nga taksat e tyre, ndryshe nga çfarë premtonte kryeministri.

    Qeveria i jep AlbControl-it, 30 milionë nga taksat tona me Aktin Normativ të ditëve të fundit. Po me këtë Akt Normativ, qeveria jep vetëm 14 milionë euro për shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike, PAK dhe invalidë të punës.

    Rezultati: Po të kishim një qeverisje normale, të drejtë dhe që nuk abuzon, shpërblimi i fundvitit për këto kategori do të ishte tre herë më i lartë. Mendoni per Beketin kur të ngrini dollitë në darkën e Vitit të Ri”, përfundon Teliti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *