• |
ide | kryesore

Qeveria shton mbrojtjen me Gardën e Republikës për disa zyrtarë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të fundit për këtë vit, teksa ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme, mes të cilave edhe përcaktimi i personaliteteve shtetërore, që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Kështu, sipas vendimit të qeverisë, është vendosur mbrojtje për kreun e BKH-së, gjyqtarëve të GJKKO-së dhe SPAK-ut. Po ashtu, mbrojtja është shtuar edhe për AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

“V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, pika 1, shkronja “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

I. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.

2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:

“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;

vi. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.

II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendimin e qeverisë.


4 Comments

  1. Me taksat e Shqiptareve paguhen dhe duhen te ruhen por per çfare ????? ngaqe bejne çdrejtesi kjo çdrejtesia e Edvin Drogaxhiut

  2. Çmenduri!! Duan të tregojnë që punonjësit e”ndershëm” të sistemit gjyqësor janë në kërcënim nga kush??? Vetëm propagandë!! Nëse janë nën kërcënim i vetmi që mund t’a bëjë është Rama dhe grupet kriminale të tij. Janë të kërcënuar nga opozita?? Jo. Por Rama do të japi këtë përfytyrim e që populli i 50 € -ve të vazhdojë të marrë ato në çdo zgjedhje dhe të jetë i lumtur me diktaturën!!!

  3. Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarinë e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke iu falenderuar për bashkëpunimin”, njoftoi GJKKO një ditë më parë.Ku jeni shpellkare qe nuk paraqiteni ne proteste te gjykata,sot salihu ju le shendene,ju bythqira qe braktiset salihun ai ju solli ne tirone,ai salihu ju shkerdheu mamkat per 30 vjet ju beri ju bythqira hajdut vrases plackites se prones tjetrit ju beri bythelepirsa,por koha e salihut mbaroje tani dilni e jetoni mendoni besoni si njerez te lire,serbi salih ngordhi.ta gezoni lirinePi vjen rradha e mulit e metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *