Njoftimi zyrtar mbërriti sot, debutimi i Tajon Buchanan me fanellën e Inter me shumë gjasa do të jetë në 13 janar në U-Power Stadium kundër Monzës. Çështje burokratike, të lidhura me statusin si jo komunitar dhe për rrjedhojë nevoja për të pasur një leje qëndrimi për punë. Anësori, i pari kanadez në historinë e zikaltërve, nënshkroi kontratën deri në vitin 2028 me rreth 1.5 milionë euro në sezon.
Ai ishte në Appiano Gentile për të takuar shokët e tij të rinj dhe për të vizituar ambientet e qendrës sportive. “Mendoj se në këtë moment të karrierës sime ky është vendimi më korrekt dhe më i përshtatshëm për mua. Kam kohë që e ndjek Interin. Është një ekip në të cilin e shoh veten, jam shumë i emocionuar për atë që më pret”. Këto ishin fjalët e tij të para si lojtar zikaltër, të publikuara në InterTV. Buchanan do të jetë në tribunat e San Siros për të parë Inter-Verona.
NË ÇDO POZICION
“Dua ta jetoj këtë aventurë ditë pas dite, duke punuar shumë – tha sërish anësori kanadez, siç raporton Inter.it –. Dua të përshtatem sa më shpejt, duke mësuar sa më shumë gjëra të jetë e mundur nga trajneri dhe shokët e skuadrës. Unë dua të mësoj dhe të ndihmoj ekipin. Mund të luaj në pozicione të ndryshme, por qëllimi im është të mësoj sa më shumë gjëra të jetë e mundur. Të vihem në dispozicion të ekipit dhe të përshtatem me stilin e lojës”.
KANADEZI I PARË
Dhe përsëri: “Jam vërtet krenar që jam kanadezi i parë që luaj në kampionatin italian. Është një arritje e madhe që më bën shumë krenar. E di se çfarë më pret, kështu që duhet të mësoj nga stafi dhe shokët e mi për të qenë gati”. Në fund, një mesazh për tifozët: “Duke parë ndeshjet në TV, kuptova se tifozeria këtu është e pabesueshme. Me tifozë të jashtëzakonshëm që mbushin stadiumin për çdo ndeshje. Mezi pres t’u tregoj se çfarë mund të bëj, për të ndihmuar ekipin sa më shumë që të jetë e mundur”.
NUMRI NË FANELLË
Tani udhëtimi në Belgjikë dhe kalimi në konsullatën italiane në Bruksel dhe drita jeshile në të gjitha aspektet për aventurën e tij të re në Itali. Buchanan vjen nga Bruges me titull përfundimtar për shtatë milionë plus bonuse: një operacion prej 10 milionë euro. Ai do të veshë fanellën me numrin 17 që ka mbajtur te Bruges.
Pancakes consegnati 🥞🚚🍴#ForzaInter #WelcomeTajon pic.twitter.com/s0WHyCvB5g
— Inter (@Inter) January 5, 2024