• |
ide | kryesore

Berisha: Sinjali i Batman është ndezur, por heronjtë janë të rinjtë!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të ngrihen në protestë për të rivendosur demokracinë duke e krahasuar veten me sinjalin e Batman që ndizej në Gotham City sa herë banorët kishin nevojë për ndërhyrjen e tij. Por Berisha tha se ai nuk ishte heroi që mendonin të gjithë, sepse heronjtë janë të rinjtë.

“Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli. Dhe unë, kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri” u shpreh Berisha nga dritarja e shtëpisë së tij ku qëndron në arrest shtëpie.

Rrugica ku banon Berisha në Tiranë është shndërruar në një destinacion pelegrinazhi nga demokratët që protestojnë kundër arrestimit të liderit të tyre që është nën hetim për privatizimin e kompleksit Partizani. NDaj Berishës nuk ka asnjë akuzë, por ai refuzoi masën e gjykatës speciale që i sekuestroi pasaportën dhe e detyronte të paraqitje dy herë në javë para oficerëve të policisë gjyqësore, sepse SPAK nuk iu drejtua parlamentit kur kërkoi këtë masë.


8 Comments

    1. Sali ti je Batmani i vertet.
      Po Po Po ti je. Nuk ka dyshim qe ti je.
      Pranadaj hip ne dritare e hidhu. Dhe do shohesh qe do fluturosh.
      Provoje mos ki frik.

  1. Mbyllja e Berishës në shtëpi dhe sidomos shfaqja e tij në ballkon, si “babi i Argitës në majë të Thanës”, ka prodhuar një situatë tragjikomike për partinë e tij.

  2. Ore, psikolog bajgash,na e dikerke ti se ne csituate eshte PDja, apo te ka fryre ne vesht
    K idioti, pucisti i pa karakter,Rama, se ti dhe Rama i dini hallet e veshtiresite e popullitNa jeni bere si Pal Vata ne partine e punes, .e kesi barcaletash, e trillime spiunesh.kjo eshte edhe nje frike e ketyre horrave, sepse, ne cdo shtet tjeter, populli nuk merret me opoziten, por me qeverine, e sidomos kjo e jona qe ka shkelur e perdhunuar te tera te drejtat demokratike, ekonomike., vidhet, opozita sulmohet, droga, opzita e ka ngritur, kontrabanden, koncesionet, korruptimet, cmimet, taksat, ,,,,, aaahh, moj opzite, e more me qafe kete qeveri nga mete korruptuarat ne bote, E, prape, fain e ka Saliu,,, me qe keni ngelur aty, ju, e kush do qe perfol e pergojoSaline,,,,, I HENGESHI MUNE,, ashtu sic do ia hani, kelyshe kurvash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *