• |
ide | kryesore

Lufta Rusi-Ukrainë, 11 viktima nga sulmet ruse në Donetsk

Lajme, Planet
Rusia


Të paktën 11 viktima janë shënuar të shtunën nga sulmet e Rusisë në provincën e Donetskut në Ukrainë. Mes tyre janë ishin edhe pesë fëmijë.

Nga ana tjetër, Ukraina njoftoi se ka sulmuar me sukses bazën ajrore ruse në perëndim të gadishullit të Krimesë, të pushtuar nga Rusia.

“Të gjitha objektivat në aeroportin Saki janë goditur”, thuhet në një postim në Telegram të komandantit të forcave ajrore Mykola Oleshchuk. Ai gjithashtu publikoi një foto në të cilët duket baza ajrore, por kjo nuk ishte menjëherë e mundur të vërtetohej.

Zyrtarët rusë nuk komentuan menjëherë për sulmin, por ministria ruse e mbrojtjes tha se në orët e para të së shtunës kishte rrëzuar katër raketa ukrainase. Më vonë të shtunën, ministria ruse njoftoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi gjashtë raketa kundër anijeve mbi Detin e Zi.

Trafiku u pezullua përkohësisht në ditën e tretë radhazi mbi urën që lidh gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e mori në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, së bashku me rajonin jugor të Krasnodarit. Këto rajone janë të rëndësishme për furnizimin e trupave ruse në luftën në Ukrainë.

Zyrtarët e qytetit rus të Belgorodit, rreth 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën, thanë se katër një raketë ukrainase u rrëzua ndërsa ajo po lëvizte në drejtim të qytetit. Rreth 25 njerëz humbën jetën në sulmet ukrainase të 30 dhjetorit në Belgorod, thanë zyrtarët. Sipas tyre sulmet me raketa dhe dronë ndaj qytetit kanë vazhduar gjatë gjithë javës.


2 Comments

  1. ASIMETRI INTERESANTE E FILLOJ LUFTEN ME NDROJTJE AVASH AVASH DHE KUR PA QE ATO QE E PENGONIN AMERIKA EVROPA IZRAELI QE RRAFSHOJ PALESTINEN ,FILLOJ EGERSISHT TE RRAFSHOJN UKRAHINEN KESHTU DUKET KINA ME TAJVANIN thotë:

    PRENDIMI E DHA SHEMBULLIN NE PALESTIN FILLOJ ASIMETRI KUDO I FORTI NDAJ TE DOBTIT,DUKET QE KET PASKEN PRITUR NJE MODEL NGA MODELUESIT ,IZRAELI NUK PYET PER ASKEN DHE ASGJE TANI FILLUAN TE GJITH NGA CDO AN POR ASNJERI NGA KETO NUK DIN SE CFAR PO BEN PERGJEGJSIT DHE AS PASOJAT TASHME JAN MBYLLUR PORTAT E ARSYES DHE U HAPEN PORTAT E FERRIT DIPLOMACIJA DESHTOJ PASI E SFIDUAN VEPRAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *