• |
ide | kryesore

Borë dhe probleme në juglindje të vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Nga reshjet e dëborës është përfshirë edhe zona malore e bashkisë Maliq. Në rrugën lidhëse Lozhan-Moglicë situata është nën kontroll, borëpastrueset ndodhen në terren për pastrim dhe kriposje ndërkohë ju bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe në raste edhe zinxhirët.

Kujtojmë se prej orëve të para të mëngjesit të sotëm tona e juglindjes u përfshi nga reshjet e dëborës në lartësinë mbi 700 m.

Reshje intensive të dëborës u regjistruan në majën e mashkullorës ku trashësia e dëborës shkoi deri në 50 cm.

Që prej orëve të para të mëngjesit ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ndodhet në terren për pastrimin e borës në aksin rrugor Shtyllë – Mashkullorë – Panarit.

Ndërhyrje ka pasur edhe në segmente të tjera siç është rruga Boboshticë-Dardhë, etj, në të cilat është punuar për pastrim dhe kriposje.

Kontraktorët ndodhen në gatishmëri në të gjitha segmentet rrugore dhe akset nacionale.

Aktualisht nuk raportohen problematika me qarkullimin ndërsa sa i përket energjisë elektrike gjatë ditës së sotme ka pasur mungesë të energjisë elektrike në fshatra të thellë malor për shkak të amortizimit të rrjetit.

Grupet e punës kanë qenë në terren për eleminimin e defekteve.

Dëbora në qarkun e Korçës ka ulur ndjeshëm edhe temperaturat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *