• |
ide | kryesore

Mbështetësit e Berishës tubim edhe në shi, ish-kryeministri u flet nga dritarja

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë munguar ditën e sotme, mbështetës të ish-kryeministrit janë mbledhur poshtë banesës së tij, veprim po ndjekin prej disa ditësh.

Berisha iu drejtua atyre duke thënë se duhet të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke mposhtur frikën.

Ai përsëriti thirrjet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qeverisja e këtij të fundit mbështetet në vjedhjen e votave dhe paratë e krimit.

“E keqja që po rrënon kombin quhet Edi Rama dhe regjimi i tij. Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, shpresa është rrezja që shpon çdo errësirë e tunel dhe që jep dritë udhës që duhet të ndjekim. Shpresa sot jeni ju, me qëndresën tuaj, ku keni vendosur të përballeni me diktaturën dhe të qëndroni si opozitarë të pamposhtur.

Edi Rama, nuk ka të ardhme. Plaçkitja e votës së shqiptarëve dhe pushteti mbi drogën shumë shpejt do jetë para gjyqit të historisë.

Ju jeni burra dhe gra që i besoni të vërtetës dhe Zotit. Nuk ka sot gjë më jetike se sa besimi juaj dhe i të rinjve, burrave e grave të saj. Censusi mbahet sekret, ai tregon se nga 2.9 mln në vitin 2013, sot nuk jemi as 1.5 mln në Shqipëri.

Kurrë në histori, një luftë apo epidemi nuk ka dërrmuar shqiptarët siç ka bërë sot regjimi i Edi Ramës.

Luftoni për lirinë dhe të drejtat tuaja, por kjo miqtë e mi kërkon të vrasim frikën. Na duhet që të rikujtojmë dhe njëherë armën me të cilën Papa Gjon Pali u bë Papa liberator, në kulmin e territ të diktaturave komuniste, ai iu drejtua besimtarëve me një fjalë të vetme. Mos jini të trembur, mos kini frikë. Ajo fjalë u shndërrua në shpatën e idealeve me të cilat njerëzit e shtypur luftuan dhe mposhtën diktaturat komuniste. Kjo është një apel për çdo qytetar shqiptar, se këta bastardë e kriminelë duken të fortë vetëm se nuk ngrihemi ne. Ne duhet të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës për një vend pa opozitë”, u shpreh ai.


9 Comments

  1. Per 2500 vjet, me nderprerje shume te shkurtera Shqiperia ka qene e pushtuar nga perandorite

    me te medhaja te kohes si Perandoria Romake, e Bizantit apo Osmane. Nje popull te vogel si yni

    po te kishin dashur ta zhduknin e kane patur mundesine qe ta elemininin nga faqja e dheut e ta

    popullonin me te tjere. Por nuk e kishin kete qellim, ata donin ta shfrytezonin per ti vjelur taksat

    dhe per te mbushur radhet e ushtrive me djem e burra shqiptar dhe te popujve te tjere te roberuar.

    I vetmi regjim qe ka sunduar Shqiperine qe ka si piksynim kryesor zbrazjen e Shqiperise nga

    shqiptaret eshte ky regjim qe kemi sot. Thirrja e Sali Berishes nuk eshte per Berishen. Ai i ka

    ngrene livadhin e tij, por thirrja e tij eshte per shqiptaret, te shohin si po braktisen fshatra e

    qytete , sepse ky regjim po punon pa u lodhur per krijimin e kushteve qe njerzit te largohen ne

    mase nga Shqiperia, jo se nuk e duan, por se regjimi po e ben perdite e me te . pajetueshme

    Thirrja e tij eshte qe te ndalet kjo hemoragji, dhe qe te ndalet kjo hemoragji duhet ti ndalet

    dora ketij regjimi. Eshte e vetmja menyre, Neser do te jete vone.

    1. Qe te ndalet kjo hemoragji separi duhet te largohet ky vampir qe e ka kthyer opoziten ne prone private,mbas ikjes se ketij te jesh i sigurte qe do iki dhe Rama,por ti dha ata 200-300 trushkulur qe ju keput qafa poshte pallatit te ketij qofte largut ne vend te trurit keni copa @ari dhe nuk e kuptoni qe ata te dy mbajne njeri tjetrin se jane te dy pjelle e komunizmit!

      1. @21:10

        Je plotësisht gabim … Berisha dhe Meta janë dy pengesat e fundit reale të Ramës në rivendosjen e plotë të diktaturës, por je shum i tejskajshëm mendërisht për ta kuptuar. Urrejtja të ka shuar llogjikën …. Dhe këtë e ke nga një që s’ka votuar asnjëherë Berishën.

      2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Vdeksh para Berishës, biles edhe ramës ti idiot dhe idiotët e tjerë që jeni shkaku pse kemi ramë, por edhe Berishë!

  2. Zoteri i ores 21.10. Perdorimi i fjaleve te patershtatshme tregon mungese argumeni dhe

    mungese edukate. Une dhe qindramijera te tjere qe vuajme pasojat e ketij regjimi nuk kemi

    qene asnje dite dhe personalisht nuk kam per te shkuar asnje dite poshte pallatit te Sales

    dhe as nuik e kam votuar qe nga viti 1992. Sala ka mekatet e tij, por Sala nuk po goditet

    per faje te provuara dhe te argumentuara ligjerisht, por po goditet si Lider o opozites, po

    goditet qe te goditet opozita dhe populli opozitar. Gjithkujt ne baze te kushtetutes dhe

    duhet ti garantohet nje proces i rregullt ligjor, dhe ky nuk eshte nje proces ligjor por nje proces

    politik. Te gjithe, ata qe shkojne para pallatit, ti dhde une qe shkruajme ketu dhe te gjithe ata

    qe nuk duan qe neser te jene viktime e proceseve te montuara, e shkeljeve te ligjit dhe te

    kushtetutes ,e shkeljeve te te drejtave themelore, duhet te mbrojne ligjin, kushtetuten,

    pproceset e drejta dhe te ndershme , dhe ne rastin konkret jo per Salen, po per vete,

    1. ca meresh me keta pithmotre.ketu po rrezikohet vendi e jo Berisha.largim apokaliptik eshte veper e sorros shurraqit me veglat e ndyra ramoviqi,balla katunari,veliaj bythqiri e gruaqiri,gjikondi me fytyre budallai etj etj

  3. Berisha e berishizmi e mbaruan ciklin e tyre. Keto qe japin lajmet per ta jane pjesa me poshteruese e qesharake e tyre. Per censin e popullsise dhe per lajmet qe jemi pakesuar shume duhet nje seriozisht nje reformim total i ekonomise e politikave te gjeri tanishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *