• |
ide | kryesore

Atentati me snajper tek ballkoni i shtëpisë, policia shoqëron 15 persona

Lajme, Të fundit
snajper. sinomati, ballkoni


Gëzim Sinomati ishte viktima e rradhës së atentateve në qytetin e Vlorës. Mbrëmjen e djeshme, 22-vjeçari u qëllua për vdekje në ballkonin e shtëpisë me snajper, në zonën e Poliklinkës së Vlorës.

Sinomati ishte kthyer në Shqipëri për pushime pasi prej vitesh jetonte në Belgjikë. Ngjarja dyshohet të ketë shkak hakmarrjen mes bandave. 2 vite më parë, iu bë një atentat xhaxhait të 22-vjeçarit, që mendohet të kenë lidhje me grupin e “Gaxhait” në Vlorë, rivalë të grupit të “Çoles”.

Pas vrasjes policia nisi kërkimet për autorin apo autorët e dyshuar. Vetëm pak minuta më vonë, në lagjen 24 Maji u gjet një BMW e djegur, dyshohet të jetë përdorur nga autorët për krimin.

Sakaq, gjatë mbrëmjes forcat e policisë shoqëruan në komisariat 15 persona që kanë pasur njohje me viktimën si dhe familjarë të tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *