• |
ide | kryesore

Gëzim Sinomati mbante identitetin e xhaxhait, ia kishin vrarë në ’97

Lajme, Të fundit
Vlorës


Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me snajper sapo kishte dalë për të konsumuar një cigare në ballkonin e banesës së tij, pranë Poliklinikës së Vlorës.

Emri i tij, fatkeqësisht u lidh ngushtë me atë të xhaxhait të tij, të cilit i kishte marrë edhe emrin. 27 vite më parë, kur Gëzim Sinomati nuk kishte ardhur ende në jetë, iu vra xhaxhai. Ndaj edhe për nder të këtij të fundit, prindërit i vendosën emrin e tij. Por fatkeqësisht të përbashkët do të kishin edhe fatin.

Gëzim Sinomati (i madhi) u vra në vitin e mbrapshtë 1997 nga grupet kriminale që operonin në qytetin e Vlorës, por ekzekutimi i tij nuk u zbardh kurrë. Dje, 27 vite më vonë, për shkak të të njëjtave pazare të pambyllura u qëllua për vdekje edhe nipi i tij, vetëm 22 vjeç.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *