• |
ide | kryesore

Vetëflijimi i 41-vjeçares në Durrës/ Bashkëshorti tentoi të arratisej nga Shqipëria

Lajme, Të fundit


Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Policia ka arrestuar si të dyshuarin kryesor që çoi në vetëflijimin e 41-vjeçares, bashkëshortin e saj, Xhemal Loka. Pas ngjarjes së rëndë, ai ka tentuar të arratisej nga Shqipëria.

Në banesën e Xhemal Lokës, në anën jugorë të banesës, në kotecin e pulave është gjetur e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”.

Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.

Po ashtu mësohet se teksa Xhemal Loka ishte shoqëruar tashmë në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *