• |
ide | kryesore

Video/ Tresa përmbys Partizanin në të 96′: Laçi hakmerret ndaj të kuqve për dy humbjet e pësuara në shtesë

F1, Sport, Video
Tresa


Partizani është mundur në shtëpi 1-2 nga Laçi, që pëmbysi rezultatin në kohën shtesë. Humbja e parë në pankinë për Orges Shehin, skuadra e të cilit shpenzoi shume raste dhe lejoi kundërshtarin të mbetej në lojë. Vendimtar Tresa, aktivizimi i të cilit ndryshoi fatin e ndeshjes për Josën.

Pa Sembene të skualifikuar me Sotën ishte Janjeva, ndërsa Shehi nuk ndryshoi pjesën tjetër të ekipit, pavarësisht kthimeve të Mehmetit e Kekos. E duke parë golin e shpejtë të Mensah pas 12 minutash të dominuara nga të kuqtë, u duk se këtë herë për Partizanin nuk do të ishin të nevojshme minutat shtesë për të marrë fitoren. Mensah shënoi me kokë golin që duhet të çlironte të tijtë psikologjikisht dhe duke parë fluiditetin e lojës efekti u duke i arrirë. Sidoqoftë në minutën e 18; Melo zbuloi një mungesë ekuilibri prapa të kryeqytetasve, që ruajtën avantazhin vetëm falë egoizmit të brazilianit. Ajo që Partizani nuk bëri, ishte të mbyllte ndeshjen.

TRESA, DJALOSHI I ARTË I JOSËS

Laçi ishte pothuaj në mëshirën e paaftësisë së sulmuesve të të kuqve për të dyfishuar, edhe pse meriton komplimentat edhe Dajsinani që ndali këdo që provoi kuadratin e tij. Vendimtar në të 57’ ndaj Rrapajt, portieri u përsërit ndaj numrit 99 edhe në të 65’. Monologu i të kuqve me portierin ndryshoi kur Josa hodhi në fushë talentin Tresa, që mori vendin e Bajramajt në të 69’. Djaloshi ndryshoi ritmin e kurbinasve që Qirko i mbajti larg sa mundi, duke devijuar tentativën e tij në të 73’ e pesë minuta më pas, duke ndalur Melon të barzonte, edhe pse braziliani në topin e rikthyer goditi jashtë me portën të hapur. Ishin sinjalet e rikthimit të Laçit që Shehi i lexoi duke u mbrojtur me Mehmetin, por pa shmangur që Sobowale të barazonte në minutën e 83’. E pastaj në të 96’ Laçi mori hakmarrjen e tij me golin e Tresës, që i shkaktoi Shehit humbjen e parë në krye të të kuqve.

Tresa
byu/Albaniafootball insoccer


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *