• |
ide | kryesore

Cuadrado feston fitoren e Inter, tifozët e Juventus tërbohen: “Duhet të kesh turp”

Sport
Cuadrado


Mund të ishte ndeshja e tij, por në vend të kësaj Juan Cuadrado shijoi Inter-Juventus nga divani. Shkak ishte operacionit në tendinën e Akilit, por kolumbiani, një ish-i shkëlqyer i ndeshjes, gjithsesi arriti të zemërojë tifozët e Zonjës së Vjetër. Faji, si të thuash, është i një postimi social ku lavdëronte suksesin e shokëve të skuadrës: “Vamos Inter, komplimente djemaaaaa”. Zemërimi i tifozëve të Juventus ishte i dukshëm, pasi u vërsulën me ofendime, duke pasur parasysh të kaluarën e gjatë të 35-vjeçarit në Torino.

“Po a nuk të vjen turp?” një nga komentet më të paqta. Por ka edhe më shumë: “Qepe gojën, se nuk ke luajtur asnjë ndeshje që prej një shekulli”, reagoi një tjetër. Më pas, për të mos kaluar kufirin e edukatës, mund të citohet ky koment: “Kujto se atë që ke fituar e ke fituar me ne, turp të kesh”. Me pak fjalë, edhe përpara TV, Cuadrado arriti të ndezë diskutimet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *