• |
ide | kryesore

Plagosja e Selami Brahimit në Shkodër/ Zbardhen detaje, konflikti u ndez nga një vdekje brenda familjes

Lajme, Të fundit


Policia vendore e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e shtetasit Selami Brahimi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 shkurt në lagjen “Xhabiej”.

Mësohet se autori i plagosjes, shtetasi Sulejman Kapllani, 68 vjeç është xhaxhai i gruas i të plagosurit.

Kështu Kapllani tentoi që të vrasë dhëndrin e shtëpisë 60-vjeçarin Selami Brahimi.

Sipas burimeve në rrugë operative që ka marrë policia vendore e Shkodrës, edhe pse të afërm, ata kanë pasur konflikte prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes.

68-vjeçari dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip Skoda Fabia ngjyrë e bardhë të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë duke qenë se jeton në Itali.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *