• |
ide | kryesore

U përplas për vdekje, 29-vjeçarja po udhëtonte me bashkëshortin, arrestohet shoferi i mjetit tjetër

Lajme, Të fundit


Lidhur me aksidentit e ndodhur ditën e djeshme në aksin Memaliaj-Krahës ku u përplasën 2 makina, dhe ku humbi jetën një 29-vjeçare, njoftohet se është arrestuar dretjuesi i mjetit me të cilin u aksidentua mjeti ku udhëtonte e reja dhe bashkëshorti i saj. Për ngjarjen, ka rënë në pranga 37-vjeçari me iniciale A.M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *